GJENEVË - Mandela kishte respekt dhe admirim ndaj shqiptarëve, të cilët kishin vuajtur nga regjimet në Ballkan, sikur të ishin tjetër racë apo me ngjyrë. Ai njihte edhe atë që e quajnë “Mandelën shqiptar” Adem Demaçi.

Këto kujton kryeredaktori i gazetës “Presheva jonë” me qendër në Zvicër, Nefail Maliqi nga një takim që ka pasur me Mandelën gjatë qëndrimit të Mandelës në Zvicër në 19 maj 1998, kur ai mori pjesë në kremtimin e  5o-vjetorit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në Gjenevë.

Pas fjalimit në Samit, në Pallatin e OKB-së takoi e bisedoi me diplomatë e delegacione, përfaqesues të vendeve të ndryshme botërore, si dhe gazetarë ndërkombëtarë. Megjithëse, Mandela dukej  se ishte kundër luftës, kundër ndërhyrjes në Kosovë dhe Irak (“Mandela slams Eestern action in Kosovo, Iraq..“) ka shkruar “Presheva Jonë” atëkohë.

Mandelës i shpjeguan se edhe ne në Kosovë e kemi “Mandelën” tone, Adem Demaçin. Ai qeshi duke lëvizur kokën e duke thënë: “Po, po kam dëgjuar për Adem Demaçin.”  Mandelës i erdhi mirë ky krahasim me militantin e të drejtave dhe lirisë së shqiptarëve në Kosovë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

Ai duke shprehur keqardhje për çfarë po ndodhte në Kosovë dhe duke dënuar dhunën serbe kundër shqiptarëve i tha gazetarit shqiptar: “Dëgjoni Rugovën se iu del mirë. Kosova, kurdo do ta fitojë larine, sepse regjimet në botë ishin dhe mbeten gjithnjë si breshëri, bie sa bie..nuk shkon gjatë dhe ndalet dhe më pas del dielli. Jemi dëshmitarë të historisë se diktatorët nuk kanë mundur ta mbajnë një popull të tërë nën okupim..”

 “Më bëni të fala Demaçit dhe Kosovës !”..Me këto pak fjalë, por të mëdha Nelson Mandela u nda nga gazetarin shqiptar në Kombet e Bashkuara në Gjenevë. Dhe me plot të drejtë lexuesit do të kishin pyetur po pse nuk na e nxorët  një foto? Në këso rastesh, të shumtën e herave  merren fotografi, po ja ky rast iku si iku pa “dëshmi” pa fotografi, sepse ishte një takim i momentit dhe kamera aty ku duhet nganjëherë nuk “shkrep?!, shkruan “Presheva jonë” sot.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)