Nemanja Matic është lojtari më i ri i Manchester United.
Sot është bërë prezantimi në ambjentet e ˝Old Trafford˝ i mesfushorit-mbrojtës ish-lojtar i Chelsea-t.
28-vjeçari serb është shfaqur i lumtur në konferencën për shtyp dhe tha se ishte i emocionuar që do të bashkohej sërish me trajnerin portugez Jose Mourinho.
˝Kjo është një periudhë e rëndësishme për klubin dhe synoj të luaj rolin tim në shkrimin e historisë së Manchester United. Nuk mund të refuzoja ofertën e bërë nga Mourinho˝, tha serbi Matic.
Ai ka nënshkruar për tre vite më ˝Djajtë e Kuq˝ dhe do të mbajë numrin 31 të dorëzuar nga Bastian Schweinsteiger.
Transferimi i tij do të derdhë në arkat e Chelsea-t 40 milionë £.
Në 3 vitet e fundit ai luajti për blutë e Chelsea ku siguroi dy tituj kampionë Premier League dhe 150 prezenca.
Ai bëhet lojtari i dytë serb që vesh fanellën e Manchester UTD duke pasuar Nemanja Vidic (2006-2014).
Deri tani, Manchester United ka shpenzuar 150 milionë £ për Romelu Lukakun, Victor Lindelof dhe në fund Matic.
Mourinho ka kërkuar të paktën 4 futbollistë këtë merkato vere.
Në shënjestër është edhe kroati i Interit Ivan Perisic.
Nemanja Matic nuk arriti të siguronte vend në formacion bazë të Chelsea-it prej afrimit të Tiemoue Bakayoko që do të formojë dyshen e mesfushës përpara mbrojtjes së Antonio Contes më Nˈgolo Kante.
Matic do t ˈi bashkohet ekipit të Manchester United në prag të ndeshjes miqësore me italianët e Sampdorias.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com