Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja e cila është marrë e pandehur për deklarim të rreme e falsifikim dokumentesh është paraqitur sot në GJKKO për seancën paraprake.
Gjykata ka pranuar kërkesën e saj për gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës do të mbahet më datë 29 korrik, ku do të mbahet seanca përfundimtare e diskutimeve. SPAK kërkon gjykimin e saj për dy akuza, ndërsa Çiftja kërkon pushimin e çështjes për mungesë të veprës penale.
Pak javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.

Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çiftja është anëtarja e trete që është vënë nën hetim nga SPAK. Ndërkohë Çiftja vazhdon të ushtrojë funksionin e anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.
M.Q./Shqiptarja.comKomente

