Nën akuzë për korrupsion, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Nën akuzë për korrupsion, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Lefter Alla

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Ish-kryebashkiaku i akuzuar për "shkelje të barazisë në tendera" dhe "shpërdorim të detyrës" i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të GJKKO që nuk zëvendësoi masën "arrest në burg" ndaj tij në një masë më të butë. Aktualisht dosja për Lefter Allën ka kaluar për gjykim në GJKKO.

Lefter Alla, ra në pranga më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro. Ai dyshohet në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’. 

Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

Akuzat e ngritura nga SPAK
1 - Lefter Alla
, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

2. Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

3.Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

4. Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

5. Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

6. Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

7. Leonard Daçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

8. Denis Xholi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

9. Rasim Daci, akuzuar per veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te perpiloje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personit qe ushtron funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal.

10. Aqif Konesha,  akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

11. Ana Nishku, akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal.

12. Dali Gazidedja, akuzuar se ka kryer vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K. Penal.

13.Kastriot Ibrahimaj, akuzuar per vepren penale “Falsifikimi ivulave, stampave ose formularve”, parashikuar nga neni 190/1 iKodit Penal.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën