Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka njoftuar zyrtarisht Kolegjin e Posaccëm të Apelimit se ka marrë të pandehur anëtarin Ardian Hajdari. Tashmë sipas Kushtetutës dhe ligjit KPA duhet të marrë në shyrtim pezullimin e anëtarit të saj Hajdari.

4 ditë më parë SPAK mori të pandehur një tjetër anëtar të KPA, duke i komunikuar akuzat për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

I njëjti kallëzim është bërë edhe për i ish-anëtarin tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë ka marrë dënimin nga GJKKO dhe më pas u shkarkua nga detyra. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit.

Tani në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kanë mbetur vetëm 5 anëtarë duke qenë se sipas ligjit Ardian Hajdari pezullohet menjëherë nga detyra, sepse është marrë i pandehur.