Kampionët në fuqi të Kosovës në futboll, Ballkani ka reaguar pasi dje në medie qarkulloi lajmi se Prokuroria Themelore e Prishtinës po hetonte ekipin nga Theranda për "dyshim për kurdisje ose trukim" të ndeshjes së fazës së grupeve në Conference League, Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb.
Në lidhje me këtë situatë duket se kampionët kanë vendosur "pikat mbi i", duke thënë se i gjithë ky sulm bëhet për t'i prishur imazhin klubit.
"Jemi të indinjuar me atë se çfarë po tentohet të hidhet ndaj nesh, ndaj punës tonë shumë vjeçare, e cila në vete bartë sakrificën dhe mundin e të gjithë akterëve brenda klubit, që me djersë punuan pafundësisht, që të arrijmë nivelet ku e kemi ngritur futbollin tonë dhe atë shtetëror.
Po tentohet të hidhet pluhur ndaj një fitore të jashtëzakonshme e historike të arritur ndaj skuadrës së madhe, Dinamo Zagreb, ndeshje që pushtoi mediat evropiane e botërore për suksesin e madh të skuadrës sonë", shkruan klubi.
Më pas FC Ballkani bën me dije se janë të hapur për çdo hetim.
"Ftojmë të gjitha instancat e drejtësisë, Prokurorinë e Gjykatën, hetues e gazetarë, që të merren seriozisht me këtë çështje, duke sqaruar çdo detaj të mundshëm për opinionin publik. Dhe kur kjo të bëhet, të japin përgjegjësi të gjithë të involvuarit në këtë histori sepse ne nuk mund të lejojmë të përlyhet emri i klubit tonë, puna e djersa jonë", thuhet në reagim.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 3027
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fluks i lartë në kufirin Shqipëri–Kosovë, fundjava sjell trafik të shtuar në Morinë (VIDEO)
22 Mars, 15:25
-
Analiza e REL: Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
22 Mars, 14:32
-
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit 'përparime të tjera' në dialogun me Serbinë: Para teje qëndrojnë detyra sfiduese
22 Mars, 12:59
-
Shqipëria i ndaloi hyrjen pas kritikave ndaj Ramës? Malaj hedh poshtë pretendimet për ministren e Kosovës: Marrëdhëniet mes dy vendeve të forta
21 Mars, 23:28
-
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë: Çështjet e Arsimit dhe Shëndetësisë serbe në Veri duhet të zgjidhen përmes dialogut
21 Mars, 16:43
-
Sorensen pas takimit në Departamentin Amerikan të Shtetit: Ramë dakord për hapat e mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi
21 Mars, 15:52
-
Fluks në pikën kufitare të Morinës, 3 mijë qytetarë nga Kosova zgjedhin të kalojnë fundjavën në Shqipëri
21 Mars, 11:29
-
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në
20 Mars, 20:30
-
Kosova ëndërron grupet e Kupës së Botës 2026, trajneri Franco Foda publikon listën e futbollistëve për play-off-et
20 Mars, 20:04
-
Fitër Bajrami në Kosovë sjell mesazhe për paqe, unitet dhe mirëkuptim, Osmani: Të hapim zemrat dhe dyert! Kurti: Të kujdesemi për njëri-tjetrin!
20 Mars, 12:53
-
Hoxha telefonatë me ministrin Konjufca: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, sot dhe gjithmonë
19 Mars, 21:59
-
Dyshohet se kërcënoi me armë zjarri pronarin e një kompanie muzikore, këngëtari Gjesti lirohet nga paraburgimi
19 Mars, 15:48