I dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva kërkon lirinë! Gjykata e Lezhës vendos më 20 mars! Avokati: S’ka prova se e ka ekzekutuar ai

Është shtyrë për më 20 mars seanca në Gjykatën e Lezhës për shqyrtimin e kërkesës së portugezit Ruben Saraiva që kërkon lirinë, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit ardian Nikulaj në Shëngjin.

Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se prokuroria nuk ka prova se ai është autori i krimit në Shëngjin rreth një vit më parë. Portugezi është shoqëruar në seancë këtë të hënë në masa të rrepta sigurie.

‘Ne si përfaqësues ligjore të Ruben Saraivës kishim kërkuar që të rishikonim masën e sigurimit. Në u njohëm me aktet e prokurorisë dhe kemi caktuar datën 20 për të dhënë masën e sigurimit. Kërkojmë një masë më të butë. Është person nën hetim. Në këto kushte jemi akoma në hetime ku prokuroria mend se është ky person që ka kryer vrasjen. Do njihemi me aktet që i morëm sot. Sot prokuroria ka sjellë fashikujt. Se dimë se çfarë prokuroria shpjegon. Hetimet i bën prokuroria. Është shtyrë seanca se nuk kishte përkthyes.  Po të kishte prova çështja do të ishte përfunduar. Akoma nuk ka prova të mjaftueshme ta implikojnë shtetasin Ruben Saraiva për vrasjen e Nikulajt. ‘- tha Cakrani.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

Po për këtë krim të ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij i kësaj vrasje. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bert Qarri: 11/03/2024 18:41

    Ka shume te drejte Avvokat Cakrani.Gjeni prova dhe kalbeni pastaj por jo kot

    Përgjigju
  • Jimmy: 11/03/2024 15:01

    Po ai mother fucker duket si kali balash qe ai eshte autori!!ska pike dyshimi!kalbeni brenda!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja