Mali i Dajtit, vetëm 22.4 kilometra larg qendrës së kryeqytetit, 1 613 metra mbi nivelin e detit është një tjetër atraksion i mrekullueshëm për vendasit dhe të huaj.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje mahnitëse nga Mali i Dajtit i cili ka ‘veshur’ vellon e artë të stinës së vjeshtës.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje magjike nga Mali i Dajtit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Mali i Dajtit me peizazhet pyjore të ahut, dushkut, gështenjave, qershive, frashërit, pishave të zeza, të fton të shkëputesh tërësisht nga jeta urbane e Tiranës për t’u bërë pjesë me natyrën.
Gjithashtu ky vend i përcjell adhuruesve të natyrës një pamje spektakolare ku në perëndim ata shijojnë ngjyrat e qiellit që në mbi 1000 metër lartësi të cilat ofrojnë një spektakël të mahnitshëm, duke u shoqëruar dhe nga një pafundësi dritash vezëlluese të Tiranës.
Komente











