Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ajrin e pastër që i karakterizon ato në çdo stinë të vitit.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje mahnitëse nga Alpet shqiptare të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës që ka rënë gjatë kësaj periudhe.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje të mrekullueshme nga Alpet tona, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë.
Komente









