Qyteti i Pukës, 145 km nga Tirana, është “veshur” nga petku i bardhë i borës duke ofruar pamje magjepsëse në këto ditë janari.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social, ku shfaqen pamje të mbuluara nga dëbora në Pukë. Krahas videos, Rama ka përcjellë edhe një mesazh për ndjekësit e tij.

“Mirëmëngjes dhe me bardhësinë e dëborës në Pukë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.

Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit.