Ka përfunduar ndërtimi i Lotit 2 të rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan, një segment 1.8 kilometra i gjatë, pjesë e Korridorit VIII. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rruga e përfunduar, ku përfshihet edhe një urë 330 metra e gjatë.

Segmenti shtrihet në krahun e majtë të lumit Shkumbin dhe është pjesë e projektit më të gjerë të autostradës Elbasan–Rrogozhinë.

Një nga veprat kryesore të këtij loti është ura 330 metra e gjatë, e ndërtuar në kilometrin e 15-të të aksit. 

“Përfundon edhe Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit, Elbasan, ku përfshihet edhe një urë 330 metra e gjatë”, shkruan Rama në Facebook.

Sipas kryeministrit, ky investim synon të rrisë sigurinë rrugore dhe të lehtësojë lidhjen mes zonave.

Rruga është pjesë e Korridorit VIII, ndërsa projekti synon lehtësimin e qarkullimit, shkurtimin e kohës së udhëtimit dhe përmirësimin e sigurisë për drejtuesit e mjeteve.