Fitorja kundër Andorrës në shtëpi ishte detyrim dhe Kombëtarja nuk zhgënjeu 17 mijë tifozët në "Arenën Kombëtare" duke fituar 3-0. Më shumë se tri pikët e ekipit vëmendjen e mori edhe konflikti mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Tifozave Kuq e Zi.
Këta të fundit për afro 70 minuta nuk i ndalën sulmet kundër kreut të Federatës, Armand Duka, lidhur me mungesën e biletave të dedikuara për sektorin e tyre.
Pas ndeshjes Armand Duka nuk e preku fare këtë temë, teksa foli për fitoren dhe ëndrrën e Kombëtares që kërkon për herë të parë një vend në Botëror.
"Rikthehemi në shtëpi, rikthehemi te fitorja, me lojë bindëse! Ishte pikërisht ajo që na duhej ndaj Andorrës, ishte një detyrim për vetë faktin që duam të ëndërrojmë deri në fund për të synuar një vend në Botërorin 2026.
Janë tre pikët e para për skuadrën, që e përgëzoj për paraqitjen e bërë. Është vetëm fillimi, ka shumë rrugë përpara.
Të gjithë duhet të kemi besim te këta djem, janë të njëjtët që na kanë bërë krenarë deri më tani, që na kanë çuar në Europian, që kanë dhënë emocione, që na kanë dhënë mundësinë të ndjehemi krenarë kudo. Le të festojmë këtë fitore dhe të punojmë për të tjera në vazhdim", shkruan Duka.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Janar, 11:12
Çfarë prisni nga Viti i Ri 2026?
-
Shëndet
77.6%
-
Mirëqenie
14.7%
-
Punë
7.6%
Vota total: 170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPECIALE/ Sporti në 2025-ën, Kombëtarja u kualifikua në ‘play off’-in e Botërorit, Lara Colturi histori në ski! Valiev ‘lau’ Shqipërinë në ar (VIDEO)
31 Dhjetor 2025, 21:43
-
Sonte nata e ndërrimit të viteve, koncerte festive dhe spektakël me fishekzjarrë në gjithë vendin
31 Dhjetor 2025, 16:59
-
Eduard Zaloshnja: Auckland vs. Tirana
31 Dhjetor 2025, 15:37
-
Dita e fundit e 2025, policia sekuestron 700 fishekzjarre dhe 2899 kapsolla në 4 qytete! Arrestohen 3 persona në hetim 15 të tjerë! 15-vjeçari godet policin
31 Dhjetor 2025, 12:45
-
Tiranë/ Ushtronin prostitucion në një apartament, arrestohen 2 kineze dhe 1 tajlandeze! Vihen nën hetim 6 'klientët'
31 Dhjetor 2025, 10:57
-
Ndalohet drejtoresha e ministrisë së Brendshme Alma Bime! Dogji krevatin e ish-bashkëjetuesit dhe kërcënoi punëtorin
30 Dhjetor 2025, 14:59
-
Botërori është ëndrra e Kombëtares për 2026, Lewandowski: Shqipërinë e mposhtim me tifozët! Sylvinho pret 2 dhurata nga Gjermania
30 Dhjetor 2025, 14:02
-
Tiranë/ Fishekzjarre dhe kapsolla kontrabandë, pranga 22-vjeçarit (VIDEO)
30 Dhjetor 2025, 12:59
-
Tiranë/ Policia plan masash për ndërrimin e viteve! Shtim i efektivëve në terren dhe pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit
30 Dhjetor 2025, 08:30
-
‘I shpëtoi një sulmi, por jo të dytit në zemër’! Ndahet nga jeta ish-futbollisti Kristaq Eksarko, Partizani: Legjendë
29 Dhjetor 2025, 16:50
-
Festat e fundvitit/ Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 529 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, arrestohen 39 drejtues mjetesh
29 Dhjetor 2025, 15:27
-
Festat e fundvitit, FSHF event sportiv me gazetarët! Duka: Mirënjohës, kritikat na përmirësojnë
29 Dhjetor 2025, 11:00