TIRANE- Është zbuluar identiteti i nënës biologjike që braktisi fëmijën 4 muajshe paraditen e sotme në Sauk. Ajo është Lirie Igrishta nga Mitrovica, por që banon në Shkozet të Durrësit. Mësohet se Igrishta është marrë në pyetje nga policia për të zbardhur më tej motivet që e kanë shtyrë nënën të braktisë foshnjën e saj 4 muajshe.
FOSHNJA U BRAKTIS PARADITEN E SOTME
Një foshnje rreth 4 muajshe është gjetur e braktisur paraditen e sotme në hyrje të fshatit SOS në periferi të Tiranës.
Fëmija i seksit mashkull u gjet pranë befotrofit në periferi të Tiranës. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se brenda në karrocë është gjetur një pusull ku shkruhej “Nuk mundem", si dhe disa gjeneralitete të tjera si datën kur ka lindur fëmija dhe një numër telefoni italian.
Pas kontrollit të parë mjekësor është mësuar se fëmija gëzon shëndet të plotë.
Kanë qenë disa qytetarë të cilët kanë telefonuar në komisariatin e policisë nr. 1 pasi kanë gjetur karrocën e braktisur së bashku me fëmijën. Foshnja ishte vendosur në një karrocë dore pranverore mbështjellur me një batanije ngjyrë portokalli.
Fëmija aktualisht është strehuar në befetrofin "Hana Rozafa" ku iu nënshtrua dhe kontrollit mjekësor. Policia po përpiqet të hyjë në kontakt me personin që disponon numrin e shkruar në letër.

(Në foto befotrofi Hana Rozafa, ku u strehua fëmija)

(Në foto karroca e foshnjes së braktisur )
Lajmi u publikua fillimisht në orën 12:30 dhe u përditësua në 21:25
(sg/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com