Nëna e 3 fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua nga ish-vjehrra se ka braktisur 3 fëmijët, në një prononcim për Report Tv thotë se gjithçka është një kurth. E reja akuzoi ish-vjehrrën se është futur brenda në banesë dhe ka shkaktuar atë gjendje që u publikua në media, me plehra dhe rroba në çdo kënd. Nëna e 3 fëmijëve tha për gazetarin Aldo Mustafa se nuk është e vërtetë që i ka braktisur 3 fëmijët, pasi ajo punon për të siguruar të ardhura. Babai që është në Itali, dërgon vetëm 18 mijë lekë, thotë ajo, duke theksuar se nuk janë mjaftueshëm. Ndërkohë, sa i takon mungesës në shkollë, nëna thotë se ka dërguar raport për fëmijët.
Nëna: Familja ndodhet jashtë. Nuk është se jemi në gjendje të mirë ekonomike.
Gazetari: Sa i përket situatës, pse ishte në atë gjendje shtëpia?
Nëna: Pretendimi im që kam, shtëpia nuk ka qenë në atë gjendje. Është vënë dorë, për të më hedhur mua poshtë. Ajo ka hyrë brenda. Fëmijët e mi janë rritur me dashuri për gjyshen dhe babanë. Nuk kam kontakte. Që kur ka dalë nga burgu, këto muaj nisi 180 mijë lekë, ca do bëj unë me 180 mijë lekë nëse rri 24 orë në shtëpi. Fëmijët nuk kanë qenë në shkollë, kanë qenë sëmurë, u kam dërguar raport.
Lajmi kryesor:
Denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur, nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria! 3 të miturit të infektuar me zgjebe! E ëma: Kurth nga ish-vjehrra










