Rapinha është rikthyer edhe njëherë të jetë hero për Barcelonën. Braziliani, i cili kaloi një periudhë të gjatë dëmtimi, është rikthye të jetë në formën më të mirë, pasi realizoi të dy golat në fitoren e vështirë 2-0 kundër Ossasuna-s. Në Camp Nou pjesa e parë nuk pati gola, ndërsa në të dytën braziliani zhbllokoi shifrat në minutën e 70 para se të dyfishonte pak çaste më pas.

Me këtë fitore Barcelona vijon e qetë në krye të La Liga-s, ndërsa 3 pikët mori edhe Atletico Madrid, që fitoi 2-1 kundër Valencias. Për t’u veçuar këtë fundjavë në La Liga ishte edhe supergoli i Vedat Muriqit në fitoren 3-1 që Mallorca mori kundër Elche-s. Sulmuesi i Kosovës realizoi në mënyrë spektakolare golin që vulosi sfidën.

Në Premier League Liverpool u rikthye te fitoret duke mposhtur 2-0 Brighton duke lënë pas të paktën përkohësisht krizën. Lajmi i madh ishte rikthimi i Salah në fushë, i cili u fut pasi rezultati ishte 1-0 dhe pas dëmtimit të Gomez. Impakti i egjiptinait ishte i menjëhershëm në fushë, duke asistuar për golin e dytë që u realizua nga Ekitike. Për këtë ai mori duartrokitjet e publikut, që e priste me padurim në fushë pas përplasjes së ashpër me klubin dhe trajnerin Slot.

Fitore me të njëjtin rezultat, 2-0 mori edhe Chelsea që mposhti Everton. Pas një kohe shumë të gjatë u rikthyer të realizonte Palmer, ndërsa brenda pjesës së parë vulosi rezultatin Malo Gusto.

Në sfidën Burnley-Fulham, për herë të parë këtë sezon, Broja luajti ndeshjen e dytë si titullar pa arritur të lërë gjumë në fushën e lojës. Skuadra e tij u mposht 2-3 nga londinezët.