Nëna kujdes! 4 arsye përse nuk duhet t'ia përgatisni ju ushqimin fëmijës, por duhet ta bëjë vetë

Nëna kujdes! 4 arsye përse nuk duhet t'ia përgatisni ju ushqimin fëmijës, por duhet ta bëjë vetë

TIRANË- 'Fëmijët e rregullt nuk lindin, bëhen'...i këtij mendimi është Dr. Damon Korb, një pediatër dhe një baba i një fëmije 5-vjeçar.

Ai shprehet se duke i ndihmuar fëmijët që të bëjnë detyrat dhe të përgatisin mëngjesin, jo t'ua lëmë gati, i bën fëmijët më të sigurt dhe më të pavarur. Bright Side sjell disa arsye sepse përse fëmijët duhet lënë që të përgatisë vetë ushqimin.

1. Praktikojnë të menduarit

Nëse fëmija juaj bën vetë gati ushqimin, atëherë ai fillon të mendojë se si duhet paketuar ushqimi, sa sasi duhet të marrë me vete, sa kohë i duhet për ta përgatitur e kështu mëson të organizojë edhe kohën. Kjo gjë i ndihmon fëmijët edhe në detyra të tjera.

2. Mësojnë të zgjidhin probleme

Përgatitja vetë e ushqimit bën që fëmija të përfshihet në zgjedhjen e problemeve të shtëpisë. Për shembull, gjatë përgatitjes si mund t'u tregojë prindërve se po u mbaron një produkt i caktuar.

3.  Mësohen të 'urdhërohen'

Në këtë aspekt, fjala urdhër nuk ka kuptim negativ. Për të bërë një recetë të caktuar fëmijët duhet të ndjekin një recetë dhe këtu ua mëson prindi. Teksa ju i thoni hapat që duhet të ndjekë, fëmija duhet t'u bindet me përpikmëri....kjo ndihmon që të jetë i vëmendshëm edhe në situata të tjera të caktuara.

4. Mësohen të jenë të pavarur

Në klasën e tretë është koha e duhur kur prindi duhet të tërhiqet dhe duhet t'i lërë fëmijët të bëjë disa detyra vetë. Kjo gjë i bën ata më të pavarur dhe të përgatitur për jetën që i pret.

*Përkthyer nga Shqiptarja.com, marrë nga Bright Side

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja