Kryebashkiaku Beci: Shkodra e tronditur nga humbja e një nëne dhe 3 fëmijëve të saj, të dënohet kushdo që e nxiti një veprim të tillë

Kryebashkiaku Beci: Shkodra e tronditur nga humbja e një nëne dhe 3 fëmijëve të saj, të dënohet kushdo që e nxiti një veprim të tillë

1714926489_beci.jpg

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci shprehet i tronditur për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna me tre fëmijë Alma Arraz u vetëhodh në Bunë, sipas hetimeve paraprake e nxitur prej dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit. Beci bën apel që institucionet përkatëse të japin dënim për këdo që e nxiti një veprim të tillë.

“Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndjehen sot të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.Inkurajoj fort trupat speciale në gjetjen e trupave dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujdo që nxiti një veprim të tillë”, shkruan Beci.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Shkodër/ Burri e dhunonte e tradhtonte, nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Gjendet trupi i 9-vjeçares, vijojnë kërkimet edhe natën! Pranga babait


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?