SHKODËR- Një ngjarje tronditëse që nuk është dëgjuar më parë në Shqipëri, në kufijtë e të pabesueshmes, ka ndodhur në Shkodër. Dhuna në familje është bërë shkak që nëna me 3 fëmijët t’i japë fund jetës, pasi dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Bunë pranë Darragjatit.
Deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare, ndërsa e zhdukur rezulton edhe nëna Alma Arrazi bashkë me dy fëmijët e tjerë, një vajzë 8 vjeç, dhe një djalë 3 vjeç. Në pranga është vënë babai Erdgys Arrazi, një ish i dënuar për kultivim të bimëve narkotike.
Motra e gruas me tre fëmijë, ka thënë në polici, se Alma Arrazi dhunohej barbarisht nga burri. Ka qenë vetë 31-vjeçari Erys Arrazi, i cili ka denoncuar në polici më datë 3 maj se gruaja dhe 3 fëmijët janë larguar nga banesa, por pa dhënë detaje të tjera.
Në denoncimin e tij, Arrazi ka deklaruar se gruaja është larguar që prej datës 2 maj. Kërkimet kanë nisur menjëherë pas kallëzimit të bashkëshortit, ku mbrëmjen e djeshme, 4 maj, u gjet nga peshkatarët vajza 9-vjeçare. Sipas policisë, të miturës nuk i janë konstatuar shenja dhune.
"Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve Erdgys Arrazi dhe Alma Arrazi, e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj", njofton policia.
Policia thotë se ajo është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj, i cili tashmë është arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes.
Kurse Alma Arrazi 39 vjeçe, me vajzën tjetër 8 vjeçe dhe djalin e vogël 3 vjeç nuk janë gjetur akoma. Polumbarët e RENEA-s po kërkojnë trupat e tyre nga Buna deri në Velipojë, në grykëderdhjen fundore, pasi dyshojnë se edhe ata mund të jenë vetëmbytur.
Nga dëshmitë e para, mësohet se gruaja me të vegjlit, ditën që është zhdukur, kishte pirë kafe me kunatën, nusen e vëllait të Erdgysit, por janë ndarë, pa ngritur asnjë dyshim për vendimin fatal. Dyshohet se ajo ka mbajtur fort fëmijët për dore, dhe është hedhur bashkë me ta nga Ura e Bunës.
Sipas një dëshmie tjetër, thuhet se e reja kishte mësuar se fundmi se bashkëshorti e tradhtonte me një grua tjetër. Ai, po sipas burimeve, e nxirrte live te dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës së madhe.
Kur ka mësuar për gjetjen e trupit të pajetë të së bijës, Erdgys Arrazi ka qenë i ftohtë dhe pa asnjë reagim dhe ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe gruas.
Erdgys Arrazit është vëllai i Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për posedim kanabisi. Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, ai u la në burg vetëm për kanabisi, pasi nuk pati prova ndaj tij, si i përfshirë në ngjarje.
*Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetari Ergys Kavaja
Ndiqni lajmet në zhvillime...
Reagimeve për ngjarjen e rëndë në Shkodër ku një nënë me 3 fëmijët e saj u mbytën në ujërat e lumit Buna, iu është bashkuar edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu . Si dhuna fizike ashtu edhe psikologjike që është ushtruar ndaj nënës 39-vjeçare nga bashkëshortii saj, Koçiu thotë se është një fenomen i papranueshëm.
“Thellësisht e tronditur dhe e trishtuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Shkodër, ku sipas dyshimeve paraprake, dhuna e përsëritur fizike dhe psikologjike ka shtyrë një nënë në një akt makabër vetflijimi. Dhuna, në të gjjtha format e saj është një fenomen i papranueshëm. Është një akt burracakësh! Është një mënyrë që cënon bërthamën e familjes dhe ata që kanë më pak forcë të mbrohen, nënat dhe fëmijët!
Në të njëjtën kohë, kjo tragjedi rikthen në qendër të vëmendjes debatin rreth rëndësisë së shëndetit mendor. Depresioni, në të gjitha format në të cilat manifestohet dhe pavarësisht arsyeve që e shkaktojnë atë, është një barrë e rëndë për çdo individ të prekur dhe për vetë shoqërinë tonë. Këto janë sfida që shoqëria jonë mund t’i fitojë vetëm përmes solidaritetit. Vetëm duke i qëndruar pranë, të gjithë së bashku, viktimave të dhunës apo të gjithë atyre që kalojnë një moment të vështirë në jetë!
Sot, është dita në të cilën të gjithë së bashku, institucionet, media, universiteti, shkolla, familja, shoqëria, e të gjithë me radhë duhet të ndalemi dhe të pyesim veten se çfarë mund të bëjmë më shumë për të rritur numrin e denoncimeve apo mbështetjen për të gjithë ata që kanë nevojë, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më. Dua të përcjell ngushëllimet më të sinqerta të gjithë të dashurve të prekur nga kjo tragjedi. Gjithashtu dua të lëshoj një apel drejtuar pikë së pari institucioneve përkatëse, për hetimin deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe së dyti, ndaj të gjithë qytetarëve, le të bëhemi bashkë, për të shfarosur dhunën e për të mbështetur këdo që ka nevojë përmes forcës së jashtëzakonshme të solidaritetit njerëzor.”
Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj që u vetëhodhën në Lumin Buna nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes.
Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja se pavarësisht errësirës për shkak të orëve të mbrëmjes kërkimet nuk do të ndërpriten. Drejtoria e Shkodrës ka angazhuar banoret e zonës të cilët do të dalin më varkat e tyre në kërkim të trupave. Nga drejtoria do t’i vihet në dispozicion çdo mjet që do të bëjë më të lehtë kontrollin në lumin Buna, duke i pajisur edhe me prozhektor të mëdhenj duke shpresuar në gjetjen e trupave të pajetë.
Polumbarët e forcave RENEA ndodhen që prej orëve të para të mëngjesit duke kontrolluar përgjatë brigjeve të lumit Buna, nga zona përreth qytetit të Shkodrës, në zonën e Dajçit dhe Anës së Malit dhe në grykëderdhjen e Bunës por deri tani pa rezultat. Më herët është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare nga peshkatarët.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për tragjedinë në Shkodër, ku është vetëmbytur në Bunë së bashku me tre fëmijët e saj Alma Arrazi. Ndërsa bën apel që të zbardhet ngjarja e rëndë, Balla thekson se policia ka dyshime se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.
"Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, na ka tronditur të gjithëve. Njësia e specializuar e RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.
Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund", shkruan Balla në reagim.
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci shprehet i tronditur për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna me tre fëmijë Alma Arraz u vetëhodh në Bunë, sipas hetimeve paraprake e nxitur prej dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit. Beci bën apel që institucionet përkatëse të japin dënim për këdo që e nxiti një veprim të tillë.
“Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndjehen sot të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.Inkurajoj fort trupat speciale në gjetjen e trupave dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujdo që nxiti një veprim të tillë”, shkruan Beci.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar e tronditur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër ku Alma Arrazi u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, pasi përpos dhunës mësoi se edhe tradhtohej nga bashkëshorti Erdgys Arrazi.
"Thellësisht e tronditur dhe pafundsisht e trishtuar për humbjen e katër jetëve të pafajshme në ujërat e Bunës. Tre ëngjëjt dhe nëna e tyre kanë humbur jetën në mënyrën më makabre. Dyshimet janë se dhuna e bashkëshortit dhe babait të familjes i ka çuar drejt vdekjes. Fenomeni i tmerrshëm i dhunës ndaj grave që plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, duhet të ndalet me çdo kusht dhe me çdo çmim. Lufta ndaj kësaj dhune që merr dhe sakaton jetë grash dhe fëmijësh, duhet të ngrihet në nivelin e emergjencës kombëtare.
Duhet të zgjohemi të gjithë si njerëz, si shoqëri e si shtet. Të çohemi të gjithë kundër këtij fenomeni primitiv, sepse secila jetë është e çmuar dhe nuk mund t'i dorëzohet dhunës së verbër. Organet ligjzbatuese dhe sistemi i drejtësisë duhet të jenë vigjilentë dhe të pamëshirshëm ndaj çdo sinjali, informacioni, denoncimi apo gjykimi për raste të tilla. Drita e diellit nuk duhet të jetë privilegj për ata që dritën e jetës ua heqin çdo ditë viktimave të tyre. Sistemi ynë arsimor, media, politika, të gjithë duhet të bejnë më shumë për të ruajtur dhe lartësuar dinjitetin e grave, dhe jo të lejojnë të trajtohen lehtësisht si njerëz të dorës së dytë me gjuhë diskriminuese e seksiste, që brymos patriarkalizmin e sëmurë që ushqen dhunën", shtoi ajo.
“Kam pasur konflikte me bashkëshorten, por fëmijët nuk i kam dhunuar”, kështu ka deklaruar në dëshminë e tij dhënë para policisë së Shkodrës Ergys Arazi pasi gruaja e tij Alma Arrazi u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët pasi dhunohej, por edhe tradhtohej nga bashkëshorti.
Report Tv sjell pamjet me dron nga kërkimet në lumin Bunë në Shkodër, ku nëna Alma Arrazi dyshohet se është vetëhedhur në lumë bashkë me 3 fëmijët e mitur.
Siç shihet edhe në këtë pamje, polumbarët po vijojnë me kërkimet, të cilat janë nga shtrirë nga ura e vjetër e lumit Buna deri në Velipojë, në grykëderdhjen fundore.
Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, ndërsa vijon kërkimi për nënën, vajzën tjetër 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç.
Nëna Alma Arrazi me 3 fëmijët
Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin Buna, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.
E mitura dyshohet se u vetëmbyt së bashku me të ëmën, Alma Arrazin, motrën e saj 8-vjeçare dhe vëllain 2-vjeçar. Këta të fundit nuk janë gjetur ende ndërsa kërkimet nga polumbarët vazhdojnë.
"Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti", njofton policia.
Erdgys Arrazi, i arrestuar
Erdgys Arrazi ka refuzuar të japë detaje para uniformave blu lidhur me marrëdhënien dhe akuzat e ngritura ndaj tij për shkaktim të vetëvrasjes. Ai është treguar i ftohtë dhe fjalëpak gjatë marrjes në pyetje. 31-vjeçari ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe gruas. Por nga ana tjetër ai ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshorten por duke mos dhënë shumë detaje.
Ai nuk ka shfaqur asnjë ndjesi kur policia i ka dhënë lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumin Bunë. Pas denoncimit për zhdukjen e tyre ka qenë motra e gruas e cila i tha policisë për dhunën që ushtronte 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve dhe ka shërbyer si indicie për të kryer hetime, informon gazetari Sokol Dema.
Janë polumbaret e RENEA nga Tirana, shërbimet e Policisë së Shkodrës, asaj kufitare dhe vullnetare, banorë apo peshkatarë. Kërkimet janë nga shtrirë nga ura e vjetër e lumit Buna deri në Velipojë, në grykëderdhjen fundore.
Polumbarët në lumin Buna po vazhdojnë kërkimet në mënyrë intensive për gjetjen e një nëne dhe dy fëmijëve të saj të cilët dyshohet se janë vetëmbytur.
Deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare së Alma Arrazit, ndërsa blutë po kërkojnë për këtë të fundit dhe dy fëmijët e saj të tjerë, një vajzë, 8 vjeç, dhe një djalë, 3 vjeç.
Nëna Alma Arrazi me 3 fëmijët
Report Tv sjell të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna bashkë me 3 fëmijët është hedhur në lumin Bunë, ndërsa dhunohej nga i shoqi Erdgys Arrazi dhe së fundmi kishte mësuar dhe se ai e tradhtonte.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pyetje është marrë edhe motra e 39-vjeçares Alma Arrazi. Para uniformave blu, ajo ka deklaruar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti.
Deri më tani, sipas informacioneve, në Polici nuk ka asnjë denoncim nga Alma Arrazi për dhunë.
Alma Arrazi dhe foto nga kërkimet
Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë bashkë me 3 fëmijët e mitur.
Disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, mësohet se 39-vjeçarja dhe fëmijët kishin dalë me kunatën, pra nusen e vëllait të Erdgys Arrazit. Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që do ndërmerrte.
Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës. Mësohet se e reja kishte mësuar se fundmi dhe për tradhti bashkëshortore nga i shoqi. Ai nuk ka patur me herët denoncime për dhune në familje.
Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen në Shkodër. Babi Ergdys Arrazi ushtronte dhunë në familje dhe dyshohet se vajza 9-vjeçare është vetëmbytur në lumin Buna.
Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje. Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.
9-vjeçarja është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.
Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit Ergdys Arrazi, 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja Alma Arrazi, 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.
Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.
Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit Ergdys Arrazi, 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.
Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve Ergdys Arrazi dhe Alma Arrazi, e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.
Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Report Tv sjell foton e Erdgys Arrazit, i cili është arrestuar pasi u zbulua se grua e tij Alma Arrazi u hodh në lumin Bunë në Shkodër bashkë me 3 fëmijët e mitur. Ai ushtrinte dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve.
Erdgys Arrazi është vëllai i Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për posedim kanabisi. Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk rezultoi e provuar se ishte përfshirë në ngjarje.
Report Tv ka siguruar foton e nënës Alma Arrazi, e cila bashkë me 3 fëmijët e mitur është hedhur në lumin Bunë, për shkak të dhunës që bashkëshorti Erdgys Arrazi ushtronte ndaj tyre.
Në këtë foto është nëna, bashkë me 3 fëmijët, dy vajzat 9 dhe 8 vjeçe, si edhe djalin 3 vjeç.
Jo te gjithe njerezit reagojne njelloj ndaj nje tragjedie.Ky eshte nje person i ftohte,sadist,sociopat e narcistik,keshtu qe mos prisni lot prej tij.Megjithate,cfaredo te kete qene shkaku,keqtrajtimi dhe tradhetia nuk jane arsye te marresh jeten e femijve.Cfare fitoi nena me kete veprim,i shpetoi nga dhuna,apo nga thashethemet qe babai i tyre e burri i saj e dridhte?!
PërgjigjuPo me vjen keq per kete lajm qe ka ndodh pasi une i kam njoft familjen Dhe asht e vertet qe babai nuk eshte mbajt per djale familjar por ama eshte e rend qe t arrish der ne kete pike Jua lehtsoft zoti po ti sduhet dalesh me jashte
Ky i ka myt vet se nuk ka mundesi me pi kafe ne mes shkodres aq i qet . Me te ik gruja me tre femi te ik truni jo me pi kafe ne pedonale
PërgjigjuPo kjo tragjedi asht me vra vedin dhe jo me nejt me pi kafe ner klube Po duket qarte kush asht fajtori Mjer ato fmi e ajo nane qe iku Qoshinbt xhehnetit
Po kjo asht e ditun se i ka myt vet se po mos t ishte ashtu ishte shokù dhe kjo me nejt kaq i ftoft body language flet shume nqs nuk e kishte dit do ishte kto momente ne lum tu i kerku vet
Si shtet edhe populli
PërgjigjuU hodh në lumin apo e kanë hedh ? Duket qe ne fytyr ai se çfarë personi është.
PërgjigjuKto jane te akuzum dhe per 1 vrasje tjeter Duket kush asht fajtori se dhe per ngjarjen tjeter doli vllai dhe foli po njilloj
Kjo duket qarte qe e ka hedh vet ky monster ky meriton t digjet
per kete cope hajvani vrave familjen tre femije qe zoti ti fali ca bere moj grua po ishin engjuj ca faji te kishin femijet moj.
PërgjigjuPo mire me nuk flet njeri për atë plehre nene që mori 3 fëmijët e i mbyti me duart e veta. Ca është kjo me?
PërgjigjuMe vjen keq qe po flitni keshtu i nderuar Nena duket qart qe e kan detyruar te hidhet ose e kan hedh bashke me fmeije Se po t ishte ashtu perse i ati nuk reagon Perse i ati nuk ka ndjeshmeri per kete ngjarje
Kush te tha se I mbyti nena femijet, ky mut I ka mbyt kriminel drogaxhi si Humbie gruja me tre femije dhe ky pi kafe I qete pa problem neper qytet
MARTOHENI ME FAMILJE KRIMINELESH,,dhe doni jete te lumtur..ju hengert mortja...ishallah....gjynah. femijet e shkrete...
PërgjigjuPlotesisht ke tr drejte.Femomimi mi e keq qe kan plo vajzat ne shqiperi Ndjese per ato te mirat Fenomen qe jo.me larg se para dy ditesh e folem ne nje ambjent mes te rinjesh
Keto tipa jan ne mod sot , keto i duan femrat . Ky djali me te vellan shum negativ dhunues e me dashnore e bente si i fort
Nqs ai te tradhetonte edhe ti tradhetoje 5 fish. Merrja hakun duke bere qejf e jo duke vrare femijet qe nuk kane faj.
Përgjigju2 vllaznit jan njerzit ma negativ shkoder jane marr me heksina
PërgjigjuJu skeni goje me fol se ju i mani shok hani pini e nfun i vritni
Gjenah fmijt po ktij mire ti bahet se kan dasht me ken band me asmerin ku e keni asmerin me ju dal zot
PërgjigjuKy dhe i vellai djemt me te keqij ne shkoder
PërgjigjuPara 3 vjetve lanen 3 jetima me grun mes rrugs Sot ju denoj Allahu ju mori 3 fmi dhe grun
Gjynah per femijet sepse jane te vegjel dhe nuk i kane faj askujt or teeeejjjjj
Përgjigju