SARANDË- Një 15-vjeçare është shpallur e humbur nga Policia e Sarandës pas një kallëzimi nga babi i saj. ‘Report Tv’ mëson se 15-vjeçarja është larguar me nënën e saj dhe motrën maxhorene, pasi dy vajzat e akuzojnë të atin se i dhunon dhe keqtrajton.
Mësohet se e ëma Nexhmije Shameti dhe Alfred Kalo janë të divorcuar, ndërsa pas divorcit kujdestarinë e së miturës e ka fituar babai. Pikërisht për këtë arsye e ëma e 15-vjeçares ka hapur një proces gjyqësor ndaj ish-bashkëshortit të saj ku kërkon marrjen e kujdestarisë së vajzës.