I lidhur me rripin e sigurimit fëmija kishte qëndruar për shumë rreth 6orë i vetëm në autobus dhe në të ftohtin acar. "Djali nuk erdhi në shkollë, menduam mos kishte qenë sëmurë dhe ka qëndruar në shtëpi" i thanë nënës edukatoret.
Nëna iu drejtua menjëherë kompanisë së transportit publik Bus Toscana. Pas kërkimeve arritën që ta gjenin vogëlushin në autobuzin e parkuar. 3 vjeçari ishte në gjendje shoku, i ftohtë dhe nuk arrinte të fliste. Fëmija u transportua menjëherë në spital dhe pas analizave doli që nuk kishte asnjë problem serioz.
Prindërit shqiptarë, babai punëtor ndërtimi dhe nëna shtëpiake të cilët jetojnë në Itali për më shumë së 10 vjet kanë drejtuar ankesë ndaj kompanisë. Shoferi i autobusit u pezullua menjëherë dhe priten masa të tjera.