Nëna shtatzënë që jeton në një rrethrrotullim në Angli: Jemi të ‘bllokuar’! Largohem nga shtëpia gjatë orëve të trafikut

Kjo është një banesë në një vendndodhje aspak të zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar, në një rrethrrotullim. Një nënë e re, e cila banon në këtë shtëpi ka folur për “Daily Mail" rreth frikës për vajzën e saj katërvjeçare, e cila i duhet të qëndrojë e ‘e bllokuar’ në banesë për një kohë të gjatë. 

Chelsea Griffiths, 22 vjeç, duhet të 'arratiset' në kohë specifike për të shmangur trafikun e rënduar që rrethon banesën e tyre që ndodhet në fshatin Penywaun, të jug të Uellsit. 22-vjeçarja tha se i di momentet e ngarkuara të ditës kur autobusët janë në rrethrrotullim.

"Unë i di momentet e ngarkuara të ditës kur autobusët janë në rrethrrotullim, kjo është më e rrezikshmja. Kështu që unë kam përpunuar kohët për të ardhur dhe për të shkuar sa më të sigurt që të jetë e mundur, përndryshe jemi të bllokuar”, tha 22-vjeçarja, e cila është dhe shtatzënë në muajin e 8-të.

Griffiths thotë se dëshiron të largohet nga ndërtesa e banimit sapo djali i saj të lindë muajin e ardhshëm.

Ajo duhet të kalojë rrugën të paktën dy herë në ditë kur merr vajzën Osha në shkollë dhe kthehet në shkollë.

"Është një rrezik sa herë që e bëjmë këtë, më është dashur ta kap nga palltoja dhe ta tërheq përsëri në bar disa herë. Janë autobusët që janë më të këqijtë, por unë e di se në çfarë ore arrijnë këtu, në mënyrë që t'i shmangim.

Nuk është kënaqësi të jetosh këtu. Unë jam e dëshpëruar për të lëvizur.”, tha ajo.

Griffiths, e cila punon si roje sigurie, ka jetuar në apartament për dy vjet me vajzën e saj Osha dhe kafshët e tyre shtëpiake, një kotele e quajtur Ginge dhe një lepur, i quajtur gjithashtu Osha.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët