'Nëna u afrua e puthi në ballë, nuk derdhi asnjë pikë loti', dalin detajet nga autopsia e Faton Hajrizit: Trupin nuk e kishte të dëmtuar

'Nëna u afrua e puthi në ballë, nuk derdhi asnjë pikë loti', dalin detajet nga autopsia e Faton Hajrizit: Trupin nuk e kishte të dëmtuar

Faton Hajrizi

Është spekuluar shumë sa i përket ngjarjeve që rrodhën pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.

Madje është thënë se fytyra dhe trupi i tij është dëmtuar në forma të ndryshme edhe pas vrasjes.

Por këto pretendime janë hedhur poshtë që në ditën e parë kur në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka nisur t’i bëhet autopsia e 39 vjeçarit.

Që në fillim është konstatuar se nuk ka dëmtim të trupit të Hajrizit përjashto dëmtimin që vjen natyrshëm 3 jave pas vdekjes.

Mediat kosovare duke ju referuar burimeve të afërta për procesin e autopsisë, bëjnë me dije se Fatoni është qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup.

Në këtë rast është hedhur poshtë edhe ideja që i ndjeri ka bërë vetëvrasje.

Burimet kanë treguar se tepër emocionues ka qenë momenti kur nëna është afruar të trupi i Fatonit.

“E puthi në ballë, bisedoi me të, por nuk derdhi asnjë pikë loti. Ne të tjerët që ishim aty nuk u përmbajtëm”, tregoi ky burim.

Rezultatet e autopsisë pritet të dalin pas një kohe, ndërkohë Faton Hajrizi do të varroset të dielën në Klinë të ultë të Skenderajt në orën 14:00.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur