Nëndrejtori i ISHP-së, Ulqinaku: Situata e COVID e qetë, por risku ekziston! Kemi raste të dyshuara të variantit indian! Në 2 muajt e fundit asnjë rast riinfektimi

Nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku, e ka cilësuar situatën e COVID në vendin tonë të qetë, por theksoi se risku ekziston dhe duhet të jemi kujdesshëm. Ndërsa për Vlorën që është qarku i parë pa raste aktive me COVID tha se mund të rikthehen sërish rastet duke qenë se është zonë turistike.

“Sapo kemi lancuar hapjen e qendrave shëndetësore. Rrisku ekziston situata është e qetë, jemi në minimunin e prej një vitit të shifrave. Ma vaksinimin që po vazhdon do jemi të mbrojtur. Janë shifra që do ndërrojnë shpesh, por nuk gjykoj që ta shuajmë infeksionin por te themi se jemi në një sittuatë të menaxhueshme, megjithatë rreziku ekziston. Vlora mund të bëhet sërish me raste aktive se është zonë turistike mund të rikthehen rastet aktive. Nuk duhet të flemë mbi dafina. Kemi situata të ndryshme që na bëjnë të jemi optimistë”, deklaroi Ulqinaku.

Në një prononcim për gazetaren e Report Tv Doris Sallaku, Ulqinaku tha se kemi raste të dyshuara të variantit Indian por deri më tani asnjë nuk është konfirmuar.

“Varianti indian po bëhet dominant në shumë shtete dhe me shumë gjasa do të vijë dhe në vendin tonë por nuk është se ndryshon shumë nga variantet e tjera angleze. Jemi optimistë që skemi pasur probleme me variantin indian. Kemi raste të dyshuara pothuajse çdo javë dalin raste të dyshuara po skemi asgjë konkrete. Këto testime bëhen në vendin tonë dhe nëse kemi siguri mbi 60% i dërgojmë në vendet e tjera”, tha nëndrejtori i ISHP-së.

Kurse për rastet e riinfektimit, Ulqinaku nënvizoi se në 2 muajt e fundit nuk ka pasur asnjë.

“Rastet e riinfektimit janë shumë minimale, Në dy muajt e fundit nuk kemi asnjë rast riinfektimi.Situata është e mirë”, deklaroi më tej Ulqinaku.

Lidhur me vaksinimin nëndrejtori i ISHP-së bën me dije se interesi nuk është i madh si në fillim. Njerëzit, sipas tij vaksinohen më shumë për efekt dokumentacioni.

“Interesi nuk është më i ditëve të para, sepsenë momentin që perceptohet se rrisku është i ulët njerëzit duan ta bëjnë vaksinin për efekt dokumentacioni”, nënvizoi më tej ai.

Situata nën kontroll e COVID ka sjellë  lirinë shqiptarëve që të udhëtojnë në vendet e BE. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë vendosur sot që të fusin Shqipërinë te vendet e sigurta sa i përket infeksionit COVID. Lëvizja e lirë do të nisë prej datës 27 qershor. Dritë jeshile" udhëtim të lirë është dhënë edhe për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?