'Nënë në rol, por asnjëherë në jete'/ Ëndrra që s'iu bë realitet, njihuni me historinë e Zoicës

Ajo ka ngelur mes 4 mureve të banesës së saj, jo për zgjedhje, ndërsa sot i ndan ditët mes qendrës sociale dhe shtëpisë si banore e vetme e saj.

Zoica Beqaj kalon ditët e saj në qendrën sociale prej 10 vitesh, për ti bërë ato më atraktive

Por si ka përfunduar këtu Zoica dhe çfarë ka bërë ajo në rininë e saj.

“Unë kam punuar në kombinatin e tekstileve. Krahas punës që bëja isha e aktivizuar dhe me grupet artistike. Kryesisht unë kam qenë aktore. Kam qenë aktore teatri, estrade sipas roleve që më përshtateshin mua. Ah, familja ime! Unë kam pasur një burrë, dhe fatkeqësisht ne nuk patëm fëmijë. Por burri pas viteve që ne jetuam më vdiq. Jetoj vetëm dhe në mes të 4 mureve.”, u shpreh Zoica Beqaj.

Zoica na rrëfen se një ndër rolet e saj të preferuar kur aktronte, ishte të bëhej nënë, një ëndërr që kurrë nuk iu realizua.

 “Në teatër unë kam pasur shumë role dhe kryesisht kam lozur në rolet e nënave. Bile në moshën 18 vjeçe, unë kam pasur rolin e një nëne 80-vjeçare, sigurisht sa jam tani, dhe e kam luajtur në mënyrë të shkëlqyer. Aty edhe jam dekoruar, si aktore që isha shumë e re. Dhe unë që kam qenë një vajzë shumë aktiviste që isha në çdo vend, se dhe më vjen për të qarë, përfundova në qendër sociale.”, tha Zoica.

Mbi supet e vajzës aktive në rini që donte ta jetonte jetën dhe punëtores shembullore, rëndojnë mijëra kujtime e dhimbje që sot i ndan me mikeshat e qendrës sociale.

 “Në këtë qendër unë kam gjetur familjen time. Dhe ngrihem shpejt në mëngjes që të bëhem gati se unë këtu nuk e  quaj sikur jam e përkohshme. Më duket sikur këtu jam e përhershme.”, u shpreh Zoica Beqaj.

Aktualisht në këtë qendër janë 56 të moshuar të cilët marrin shërbime ditore si vakte ushqimi, pako dhe ndërresa të gjitha falas. Ditët alternohen mes aktiviteteve  e bisedave të rinisë.

Ndërkohë Drejtoresha Mimoza Agalliu na tregoi se si është organizuar ditët në këtë qendër sociale duke respektuar edhe masat anticovid.

“Fillimisht për të moshuarit ka qenë pak sforco për tu përshatur, domethënë kushteve të pandemisë, sepse vetë mosha e tyre përshtatjen e kanë paksa të vështirë. Në këto momente ata vërtetë janë bërë pjesë e punës sonë të përditshme që na ndihmojnë që ne ta realizojmë më së miri punën tonë në këto kushte. Ndoshta është dhe momenti për t’i bërë thirrje të gjithë të moshuarëve që të cilët mos ta kalojnë kohën në vetmi, mos ta kalojnë kohën të deprimuar. Të gjithë janë të mirëpritur këtu të kalojnë disa orë të gëzueshme me aktivitete të ndryshme.”, tha drejtoresha Mimoza Agalliu.

Target grupet që marrin shërbime në këtë qendër janë të moshuarit e vetmuar në nevojë, individë dhe gra të dhunuara në nevojë, fëmijë e të rinj me aftësi ndryshe si dhe shërbimi i studimit për fëmijët pas shkolle.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë