Nënë Tereza Shënjtore
ja shtatorja në Manhatan

Nënë Tereza Shënjtore<br />ja shtatorja në Manhatan
Qindra shqiptarë që jetojnë në Nju Jork morën pjësë  të dielën në ceremoninë e inagurimit të një statuje kushtuar Nënë Terezës, një nga figurat më ikonike të shekullit XX,  e cila do të qëndrojë nga sot, ‘Dita e madhe e shënjtërimit të saj’, në  Battery Park  në Manhattan.

Trëndafilë të bardhë kishin rrethuar shtatoren e bamirëses shqiptare e cila u shënjtërua këtë të dielë nga ora 10.30 minuta sipas orës europiane, në Vatikan nga Papa Françesku , në prani të shumë personaliteteve botëtore dhe të paktën 100 mijë njerezve që kishin mbushur sheshin para Selisë së Shenjtë .
busti nene terezes
(Shtatorja e Nënë Terezës në SHBA)
busti nene terezes

(Shtatorja e Nënë Terezës në SHBA)

Interpretimi i himnit tonë kombëtar dhe  Himnit kushtuar Nënë Terezës interpretuar nga sopranoja Inva Mula, e vendosur me këtë rast, ishin momente solemne  të kësaj ceremonie në Battery Park, një park prej 10 hektarësh në pikën jugore të NY,  përballë portit të qytetit botëror. 

Aktiviteti i organizuar dhe mbështetur nga Asambleisti i shtetit të Nju Jorkt, Mark Gjonaj,  u përshfaq me një mori aktivitetesh te shumëllojta, interpretime të shumë këngëve dhe valleve shqiptare nga grupi Rozafati me drejtuese Angjelina Nika, sfilata me kostume tradicionale shqiptare, nën drejtimin e etnografes së njohur Bora Balaj.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të lartë të komunitetit shqiptar, shqiptarë me banim në NY, organizata të shumta jo qeveritare, shoqata që punojnë dhe veprojnë në Nju Jork, të gjithë së bashku në emër të dashurisë dhe përkushtimit që dëshmoi Nënë Tereza gjatë jetës së saj.

Statuja e shenjtores,  është sponsorizuar nga Mark Gjonaj dhe ajo është punuar e gjitha në bronz.

Nënë Tereza e Kalkutës, një nga figurat më ikonike të shekullit XX, u bë sot një shenjt katolik, në një meshë të hapur të drejtuar nga papa Françesku, ku morën pjesë qindra e mijëra besimtarë. Shenjtërimi u njoh zyrtarisht sapo papa Françesku iu përgjigj tri kërkesave, sërisht në latinisht.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar