Nenet që censurojnë median
Vasili e Manja:Do të ndryshohen

Nenet që censurojnë median<br />Vasili e Manja:Do të ndryshohen
Ashtu si për nenin 13 në ligjin e SPAK, maxhoranca tërhiqet dhe nga neni 6 që censuron median në ligjin për prokurorinë e zakonshme. Përshirja e nenit 6 në ligjin për prokurorinë u zbulua nga gazeta shqiptarja.com dy ditë më parë.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi reaguan si mediat e tjera ashtu edhe opozita, duke kërkuar shfuqizimin e këtij neni, ashtu si edhe të nenit 13 në ligjin për SPAK.
 
Me një formulim pothuajse identik, të dy nenet në 2 prej ligjeve kryesore të reformës në drejtësi, censurojnë rolin e mediave në çështje që lidhen me punën e prokurorisë, si asaj të zakonshme ashtu dhe asaj të posaçme.
 
Ulsi Manja e Petrit Vasili, anëtarët e Komsionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi, konfirmojnë pë Report Tv se edhe neni 6 i ligjit të prokurorisë do të riformulohet.

Une e mirkuptoj kete shqetesim te mediave dhe sinqerisht me vjen mire qe jane pjese aktive e diskutimit te projktligjeve te reformes ne drejtesi si deri me sot.Shqetesimi mund te jete i drejte por fakti qe te dy keto ligje akoma nuk jane diskutuar nen per nen ne komision na jep mundesine e riformulimit apo te ndryshimit te neneve te caktuara siç jane nenet ne fjale . Fryma e ligjit per prokuroine dhe SPAK eshte e tillle qe mediat i sheh si aletae te tyre ne luften kunder korrupsionit ne Shqiperi.Perderisa behet fjale per nje nen qe i referohet pavaresise se prokuroreve ne punen e tyre , do ndiqet i njejti standart ligjor tek te dy ligjet si tek ai i prokurorise ashtu edhe i SPAK qe do te thote se si neni 6 i ligjit per prokurorine ashtu edhe neni 13 i ligjit te SPAK do te ndryshojne dhe do te riformulohen ne ate standart qe garanton lirine kushtetuese te shprehejes dhe te mediave.” –u shpreh Manja për Report Tv.
 
Ndrësa Petrit Vasili i LSI-së u shpreh: “Mendoj qe dhe tek neni 6 i ligjit per prokurorine te reflektohet i njejti qendrim duhet mbajtur si ne nenin 13 te ligjit per spak,pra te hiqen percaktimet qe lidhen me mediat si te papranueshme”.

Ashtu si për nenin 13 te SPAK, mediat kryesore në vend kanë pasqyruar dhe reaguan më shpejtësi kundër nenin tjetër që kufizon lirinë e tyre reflektuar në projektligjin për prokurorinë. 

Paragrafi, i cili kriminalizon influencën e papërshtatshme me mjete komunikimi mbi të gjithë prokurorët, zuri në befasi televizionet dhe portalet, pasi masa e re ndëshkimore u zbulua dy ditë pas tërheqjes së ligjvënësve nga neni 13 të ligjit për SPAK. 

Ndërkohë edhe PD nëprmjet Oerd Bylykbashit është shprehur më herët kundër këtyre neneve, të cilat ka garantuar se nuk do të kalojnë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital