Neni 13 i SPAK, Vasili: Ky paragraf
s'ishte në draftin e kaluar në komision

Neni 13 i SPAK, Vasili: Ky paragraf<br />s'ishte në draftin e kaluar në komision
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka folur në lidhje me shqetësimin e shoqatave të gazetarëve për nenin 13 të ligjit të SPAK-ut. Vasili tha se në draftin e kaluar në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, të ligjit për SPAKU-un, një paragraf i tillë nuk ka ekzistuar.

“Së pari, për të qenë korrekt edhe me ju edhe me opinionin publik, në draftin e kaluar në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, të ligjit për SPAKU-un, një paragraf i tillë nuk ka ekzistuar. Unë vërtet jam surprizuar kur e kam parë një nen të tillë të shtuar, pasi ne aty e shqyrtuam gjerësisht ligjin dhe nuk ka pas asnjë përcaktim i tillë, bile nuk është ngritur as ndonjë shqetësim i tillë për të pasur përcaktime të tilla”,  u shpreh Kryetari i Grupit të LSI-së, teksa shtoi se është e papranueshme që në një sistem demokratik, të ketë institucione të pakritikueshme.

“Sigurisht që koncepti im i pandryshuar, po kuptohet edhe në mënyrë shumë të qartë edhe koncepti i LSI-së, është ky: Është e papranueshme që në demokraci, në një sistem demokratik, të ketë institucione të pakritikueshme dhe në këtë mënyrë, sigurisht edhe thelbi i këtij përcaktimi, qartazi bie ndesh me këtë princip mbi të cilin demokracia ekziston dhe për të cilin është ngritur, ndaj dhe si i tillë vazhdoj ta ripërsëris, është një përcaktim i papranueshëm”,  theksoi Vasili.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së nënvizoi se ligji duhet të pastrohet nga përcaktime të tilla, të cilat kufizojnë të drejtën e kritikës dhe lirinë e medias.

Qëndrimi ynë është që një përcaktim i tillë është i papranueshëm ndaj dhe si i tillë nuk duhet të jetë në ligj. Pra ligji duhet të pastrohet nga përcaktime të tilla të cilat kufizojnë të drejtën e kritikës, kufizojnë lirinë e medias dhe njëkohësisht atë princip të kontrollit edhe që shoqëria civile apo media ka në kuptimin më të mirë të fjalës, ta vazhdoj të ekzistoj sepse kjo e shëndosh demokracinë dhe nuk e sëmur atë”, deklaroi Petrit Vasili.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima