Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi ka reaguar mbi nenin tjetër të ligjit të Prokurorisë së zakonshme, që dënon gazetarët, ku përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook” ai ka thënë se ky nen nuk ka asnjë shans që të kalojë, pasi vret lirinë e medias.

Në reagimin e tij, Bylykbashi ka shtuar se, opozita do ta kundërshtojë këtë nen, duke e konsideruar si një tentativë të re të mazhorancës për ti mbyllur gojën medias.

Ndërkohë, ai thekson se, ky nen është futur në draft pa dijeninë e Partisë demokratike në mënyrë të fshehtë nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Ja deklarata e tij e plotë
 Vesi del me shpirtin thone...
Kjo mazhorancë e ka tmerr lirinë e medias, si eterit e 1944 që i frymëzojnë. Para tre ditësh sollën në komision ligjin për Prokurorinë Speciale të cilin e kishin hartuar në errësirë të plotë, me të cilin media dënohej nëse tentonte të bënte transparencë, duke e quajtur "ndikim të papërshtatshëm"! Opozita dhe media e denoncoi menjeherë. Ai nen nuk kalon!
Por këta nuk heqin dorë nga kërcënimi mbi median! Mesa duket, të njëjtin kërcënim e kanë futur tek ligji i Prokurorisë së zakonshme; ligj tjetër ky. Edhe këtë e kanë gatuar të vetëm në komision kur u mblodhën para miratimit të amendamenteve kushtetuese, atëherë kur Opozita nuk ishte e pranishme. Si çdo gjë tinzare, edhe kjo është bërë në fshehtësi.
Ky nen i ri qe vret lirinë e medias nuk ka asnjë shans (as teorik) të kalojë! Opozita do ta kundërshtojë këtë tentative të re mazhorancës!

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)