Nënkalimi i Ishull-Lezhës 10 vjet i ‘mbuluar’ nga uji! Kalimi, sfidë për shoferët: S'po gjejmë zgjidhje! Bashkia: Është në varësi të ARRSH-së

Gati 100 metër, nënkalimi i Ishull Lezhës është kthyer në sfidë për automjetet, pasi pjesën më të madhe të kohës është i mbuluar nga uji, niveli i të cilit arrin deri në 50 cm.

Kjo problematike vijon prej më shumë se 1 dekade dhe pavarësisht këtij shqetësimi të vazhdueshem asnjë masë nuk është marrë.

Banor të zonës dhe drejtues mjetesh kërkojnë një zgjidhje, rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës paralele me nënkalimin.

 

“Është shumë problem dhe besoj me një pompë zhytëse mund të zgjidhet ky problem. Çdo ditë ngelim makinat brenda. Sidomos për ata që nuk njohin rrugën këtu ësh5të shumë problem i madh.”

“Kanë mbetur makina brenda në gropë. Nuk dihet gjë kush mund kalojë aty, uji i turbullt.”

“Është puseta por kur rritet niveli i Drinit bllokohet. Duhet të vijnë punonjësit e kësaj ndërmarrje që ta rregullojnë, ta vendosin në punë me qëllim që të ikë uji dhe të kalojnë makinat poshtë.”

Por deri tani edhe insitucionet bëjnë ping-ping të përgjegjësisë. Bashkia Lezhë thotë se ky segment është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe në këto kushte, duhet që ARRSH t’i japë zgjidhje kësaj problematike.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 12/12/2023 11:42

    Ta bejme pishin per turistat nga Afrika , si spaska koh bashki Po e ka len kastile tu duket bukur atyre turista e te qe do sjelle taljani ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja