Nënkryetari i Komisionit për Metën: Presidenti e mazhoranca pakt për të anuluar shkarkimin! Do dërgojmë pyetjet tona për 'Venecian'

TIRANE- Opozita e re akuzon mazhorancën se ka arritur një pakt me presidentin Ilir Meta dhe ka propozuar zgjerim të hetimit ndaj tij për të anuluar shkarkimin e tij. Kjo ka qenë deklarata e nënkryetarit të Komisionit Hetimor për kreun e shtetit, Alban Zeneli gjatë një interviste me moderatorin Denis Minga në emisionin '45 Minuta. Zeneli tha se çështja po zarriten për shkak të një lojë politike mes dy palëve, duke ndryshuar kështu mendimin se kjo ishte një përplasje e fortë mes tyre. Ai i quajti pyetjet që Komisioni ka përgatitur lidhur me kreun e shtetit për Komisionin e Venecias janë të përgjithshme dhe zhvendosin fokusin e hetimit ndaj tij.

"Kjo çështje po zvarritet. Unë nuk dua të jem taksativ, por një pjesë e jona mendojmë se p bëhet një lojë politike për të bërë një lloj pazari që në fund të fundit të mos shkarkohet Meta. Në fillim të procesit, ishim të mendimit se ishte një luftë e fortë politike që mazhoranca e kishte seriozisht për të çuar deri në fund shkarkimin. Vazhdimësia ka treguar se kjo është një lojë politike. Shtyrja na jep ne një shije jo të mirë që jemi pjesë e këtij komisioni. Para kësaj mbledhje ne bëmë një mbledhje dhe kërkuam shtimin e afatit për arsye se ligji e përcakton saktë procedurën dhe kohë e procedurës për raportin paraprak dhe dorëzimin e tij në Kuvend. Për këtë shkak ne kërkuam 4 muaj afat. Nuk kemi kërkuar të ndryshojë hetimi. Maxhoranca ka të drejtë për të shtuar objektin e hetimit. Ne vetëm mund ta kundërshtojmë me votë por është Kuvend që vendos. Objekti i shtuar është thjesht një votim brenda këtij komisioni. Ne votuam kundër. Unë besoj që është tendecioze nga mazhoranca sepse ne kemi një objekt hetimor. Një punë e filluar duhet të mbarojë dhe pas kësaj mund të nisësh një punë tjetër. Nëse ne pas çdo rasti shtojmë, merremi vetëm me retorika boshe nuk arrijmë në një konkluzion përfundimtar", tha Zeneli.

Zeneli tha se opozita do të paraqesë sot ose nesër që të shtohen pyetjet të cilat do të specifikojnë shkeljet reale të presidentit, ndërsa shtoi se Komisioni i Venecias do të sjellë vetëm një opinion dhe në fund do të jetë Kuvendi që do të vendosë lidhur me këtë çështje.

"Ne pavarësisht se nuk ishim dakord për të shtuar objektin e hetimit, sot ose nesër do kërkojmë të shtohen edhe pyetje nga ne për të qenë edhe më të qartë pasi pyetjet që bëhen janë të përgjithshme, ndërsa ne do specifikojmë pyetjet për Komisionin e Venecias. Ai vetëm sjell raportin, ndërsa ne marrim  një vendim. Shtesa e objektit është pa vend", u shpreh Zeneli.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 20/12/2019 22:43

    Ti je nje macok KOMUNIST ,dhe te cudit jo ske fytyre por behesh i verdhe dylle se te shkon mendja se do nderhyjne per te rregulluar ty pusht buce . Keto jane njerezit Humane qe edhe pse goja jote HALE ,foli shume gjera ,prap te japin mesim dhe rrespekt edhe pse je nje marimange grabites i Popullit Besnik dhe ju besoi ju Zagaret e KOMUNIZMIT K/Hajdutet me te rrezikshem ne historine Kombetare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare