Shkarkimi i Metës/ Hetim edhe për ngërçin në Kushtetuese, Komisioni i drejtohet Venecias dhe thërret Dvoranin dëshmitar (VIDEO)

Është miratuar me shumicë votash zgjerimi i hetimit të Komisionit për shkarkimin e Presidenti, Ilir Meta. Në këtë shtesë hetimi përveç veprimeve të Metës për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit është përfshirë edhe ngërçi i krijuar me Gjykatën Kushtetuese. Po kështu me shumicë votash që për shkeljet e reja që i janë shtuar Komisionit Hetimor për Metën, është votuar në unanimitet që me anë të disa pyetjeve të merret opinioni i Komisonit të Venecias nëse Meta ka bërë shkelje të rëndë me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.  Socialistët pretendojnë se Presidenti është sërish në shkelje të Kushtetutës me mos-dekretimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës.

Pasi miratuan shtesat në hetimin mbi ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga Presidenti, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, për të dëshmuar do të thërritet edhe Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Kujtojmë se ndaj tij, Presidenti, Meta ka ngritur një padi pasi e akuzon se ka shkelur Kushtetutën me dërgimin e të dyja listave për plotësimin e njëkohshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë deputetët e opozitës u shprehën kundër vendimit për shtesën e objektit të hetimit ndaj Presidentit. Deputeti Alban Zeneli e quajti këtë një lojë politike mes shumicës dhe Presidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:34
Meta 'dhëmbë për dhëmbë' me Komisionin Hetimor: I drejtohem Venecias për shkeljen e Kuvendit për anëtarët e Kushtetueses

1568017821_ilirmeta12.jpg
Presidenti i Republikës bën me dije se, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, ku sipas Presidencës zgjedhjet janë bërë pa garë dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajmin e ben me dije zedhenesi i presidentit, Tedi Blushi, mes nje shenimi ne faqen e tij ne Facebook.

"Nuk mund të frenojmë askënd, e aq më pak Kuvendin e Shqipërisë, të kërkojë këshilla miqësore apo të kundërshtojë në Komisionin e Venecias, Dekretin e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, për emërimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese në plotësim të vakancës së tij.

Shteti Shqiptar ka një marrëdhënie të konsoliduar me Komisionin e Venecias dhe institucionet që vendosin t’i drejtohen këtij organi këshillimor, duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë objektivisht dhe jo për përdorim politik.

Megjithatë nëse Kuvendi, do të vijojë me rrugën e zgjedhur dhe vërtet dëshiron të shterojë objektivisht këtë çështje, Presidenti i Republikës bën me dije se, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese." shrkuan zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi. 

Ora 12:33
Zgjerohet hetimi për Metën, 5 pyetjet ku do të kërkohet opinioni i Komisionit të Venecias


Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk do të dalë me një propozim përfundimtar edhe për një kohë të konsiderueshme. Kjo procedurë hetimit do të zgjasë edhe për faktin se mazhoranca do t’i drejtohet sërish Komisionit të Venecias për të marrë një mendim mbi vendimet e presidentit Meta me dekretet për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas deputetes  socialiste Klotilda Bushka Komisionit të Venecias do t'i drejtohen me 5 pyetje, por që mund të shtohen edhe të tjera pas shqyrtimeve të nevojshme.

5 Pyetjet:

1) A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai apo ajo në kuptim të ligjit konsiderohen, të emëruar? Në këtë rast a konsiderohet e cënuar e drejta e një gjyqtari Kushtetues të ushtrojë detyrën?

2) Emërimi i i nja gjyqtari Kushtetuese tejet afatit ekskluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar me vendim të organit kompetent të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, a e con parimin e Gjykatës së krijuar me ligj? A e cënon kjo vendimarrjen së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancinë e shtetasve të rregullt ligjor? A bie ndesh me mekanizmat zhbllokues ne emërimin e organeve Kushtetuese?

3) A është në përputhje me standardet mekanzimi zhbllokues pas mosveprimit të Presidenti për të mos emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin Kushtetues si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar ky gjyqtar?

4) Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të Gjyqtarit Kushtetues  nisur nga solemiteti i betimit, çfarë mekanizmi të përdoret për të zhbllokuar këtë situatë.  A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari konsiderohet i emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

5) Cilat mund të ishin zgjidhjet për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërras për betim gjyqtarin përkatës?

Ora 12:26
Komisioni i drejtohet 'Venecias' për 'Kushtetuesen', Meta: Presion prokurorisë për Dvoranin

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi ka reaguar pas vendimit të komisionit hetimor për zgjerimin e hetimit të kreut të shtetit Ilir Meta dhe kërkesën drejtuar Komisionit të Venecias nëse ka shkelur Kushtetutën me ngërçin e krijuar. "Veprimet e fundit të komisionit parlamentar janë qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të z.Dvorani, i cili është kallëzuar në Prokurori për veprimtarinë e tij të mirëdokumentuar kriminale. Ky “solidaritet” vërteton se krimet e z.Dvorani janë kryer në bashkëpunim.

Dihet botërisht respekti që ka për Komisionin e Venecias ky grup i strukturuar dhe i specializuar për dhunimin e Kushtetutës. Ndaj veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës. Sa i përket shtyrjes së afatit të komisionit parlamentar, ne e kemi dhënë mendimin tonë: Punimet të shtyhen deri në 24 korrik 2022. Në këtë mënyrë deputetët e komisionit do kenë mundësi të përfitojnë akoma më shumë shpërblime financiare për çdo mbledhje" tha ai.

Ora 11:46
Komisioni Hetimor për Metën, kërkohet marrja në pyetje e kreut të KED-së, Ardian Dvorani

Kreu i KED-së Ardian Dvorani

Në komisionin Hetimor për Metën, ditën e sotme është propozuar që në pyetje për shtesat hetimore të merret edhe kreu i KED-së Ardian Dvorani.

Vetë kryetari, Ulsi Manja bëri propozimin sot në mbledhje, ndërkohë deputetja socialiste Klotilda Bushka kërkoi që të merret në pyetje edhe kreu I KED-së Ardian Dvorani.

Ora 11:46
Shtesat hetimore për Metën, miratohet kërkesa për opinionin e Komisionit të Venecias (VIDEO)

Në Komisionin Hetimor për shkeljet e Presidentit Meta janë miratuar shtesat në hetimin mbi ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga Presidenti, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Në këtë Komison për të dëshmuar do të thërritet edhe Dvorani. Kujtojmë se ndaj tij, Presidenti ka ngritur një padi pasi e akuzon se ka shkelur Kushtetutën me dërgimin e të dyja listave për plotësimin e njëkohshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë me vota unanime është pranuar që për shtesat e kërkuar t'i drejtohen për opinion Komisonit të Venecias.

Ora 11:36
Braho: Metës i shtohen 8 shkelje, Komisioni është nisur për ta shkarkuar (VIDEO)

Deputeti Spartak Braho, ka thënë se është dakord me shtesat e hetimit për Metën. Braho ka deklaruar se me këto shtesa, Metës i shtohen edhe 8 shkelje të reja dhe duhet të cilësohet nëse janë shkelje të rëndë apo jo. Nëse rezulton se meta ka kryer shkelje të rënda, Meta duhet të shkarkohet.

"Unë jam dakord me shtesën e subjektit të hetimit. Komisioni është nisur për të shkarkuar Presidentin. Ai shkarkohet për shkelje të rënda. Tek objekti i hetimit janë shtuar edhe 8 shkelje t tjera. nuk i gjykoj dot nëse janë të rënda apo të lehta. Nëse ka shkelur rëndë është për tu shkarkuar. Duhet të vazhdohet me këto shtesa." tha Braho.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marta: 21/12/2019 00:38

    Jo mer ra shkarkoni po ta prangosni semundjen qi i ka ran shqiptareve prej dekadash.

    Përgjigju
  • Dori: 20/12/2019 15:32

    Tamam bajge president.....

    Përgjigju
  • ED PALLA: 20/12/2019 13:28

    O Ed Palla mjaft se je bo BAJAT. Shkarkoje atë bajgën hajdut ilir metën e lan dhe gabimin madhështor gabim i pa falshëm që vure ilir bajgën president.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur