TIRANË- Nënkryetari i turoperatorëve, Kliton Gërxhani në një intervistë për Report Tv tha se për shkak të pandemisë, turizmi është goditur në masën 70%.
Në një lidhje në skype me gazetaren Migena Sotiri dhe Eliza Gjediku, Gërxhani shtoi se orari i ri kufizues ka goditur edhe turizmin brenda për brenda Shqipërisë, një trend që nisi në verë, por që për shkak të masave të reja, zgjati pak.
"Të paktën 70% e turizmi ka munguar në xhiro dhe në numrin e turistëve, mund të kemi pasur 2 mln hyrje dalje, nga 6 mln sa janë raportuar, pra të paktën 2/3 e turistëve që mungojnë. Kemi një kufizim lëvizjesh e oraresh, nëse dikujt i thua do mbyllesh që në 8 në shtëpi, nuk ka turizëm, se nuk vijnë për të fjetur.(...) Edhe ky trendi që filluan të vizitonin vendet brenda Shqipërisë u godit nga ky orar, është një lloj turizmi shumë sforcuar dhe i limituar në numër", tha Gërxhani.
Duke bërë një parashikim për 2021, ai e cilësoi si ideale nëse do të fillonte lëvizja në fund të pranverës.
"Ne jemi të varur totalisht nga vaksinimi që do bëhet brenda Shqipërisë dhe jashtë, flitet që ne do të vaksinohemi në fillim të vitit, por është një proces që nuk thuhet se kur do t mbarojë, kështu që besoj se do të zgjasë disa muaj, shpresa më e mirë është që në fundin e pranverës të kemi lëvizjes e para, në të kundërtën do kënaqemi vetëm në 6 muajt e dytë të viti, për të paktën të mos kalojë 2021 si 2020", përfundoi Gërxhani në Report Tv.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?
24 Janar, 15:33
-
Projektet/ ‘Rijetëzim për turizëm’, do bëhet Hotel vila 8100 m2 ku pushonte Enver Hoxha në Velipojë! Privatit dhe rezidencat qeveritare në Vlorë
21 Janar, 17:46
-
Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’
19 Janar, 13:07
-
E përditshmja 'Express': Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, vendit me plazhe mahnitëse
19 Janar, 12:25
-
Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës
12 Janar, 16:33
-
Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri
9 Janar, 08:01
-
Revista australiane '9 Travel': Eksploroni Shqipërinë në 2025
5 Janar, 14:12
-
'Travel and Tour World': Vlora, perla mesdhetare në zhvillim me plazhe të parezistueshme
31 Dhjetor 2024, 08:30
-
‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët
28 Dhjetor 2024, 17:14
-
Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit
27 Dhjetor 2024, 08:37
-
‘Veri Jug’ reportazh në Voskopojë! Artizania tregon ‘sekretet’ për qilimat e veshjet me shtiza! Turizmi elitar mes dëborës
1 Dhjetor 2024, 14:54
.....Pritni deri sa te ike kjo klere!!! pastaj, ju prape ne dore e keni.Nje pjate sallate me domate 22 euro! Nje kamarier paguhet 220 mije leke!!!1 Do ZOTI, ato qe kni vjedhur edhe ju ti nxirrni per hundesh! Jeni ne nje nivel me politiqiret shqiptare vrases dhe hajdute te panginjur!!!!
Përgjigju