TIRANE- Nënoficeri i Forcave Komando të Ushtrisë, Aldo Morina i cili ekzekutoi me armën e shërbimit Mehmet Beqirin ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës dhe ka marrë masën e sigurisë, arrest me burg me akuzën "vrasje me dashje".
Vetë i akuzuari Morina, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Agron Bajri ka kërkuar të vlerësohet i paligjshëm arrestimi i tij dhe të lirohet, pasi ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nuk ka dashur ta vrasë. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur pasi Mehmeti i kërcënonte familjen dhe ditën që e vrau e ka ofenduar duke e kërcënuar dhe me një thikë.
Paraqitja e provave dhe dëshmia e Aldo Morinës është vendosur nga gjyqtari Ardian Kalia të merren në një seancë me dyer të mbyllura, pas kërkesës së prokurorit të çështjes Etion Kapo.
53-vjeçari Mehmet Beqiri u ekzekutua në makinën e tij pasditen e 1 janarit. Nënoficeri u arrestua pak momente pas vrasjes dhe nuk ka bërë rezistencë. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë ku u shoqërua për t'u marrë në pyetje Morina pranoi krimin, duke deklaruar se e kishte kryer për motive të dobëta. Sipas tij viktima i ngacmonte të ëmën.
Sipas informacioneve paraprake mendohet se autori të ketë qenë bashkë me viktimën brenda në automjetin tip Benz me targa TR 8428 A. Ata janë konfliktuar dhe më pas autori ka qëlluar drejt viktimës. Ndërsa policia deklaroi pak orë më vonë se ngjarja ka ndodhur pë motive të dobëta, pasi autori dyshonte se viktima i ngacmonte një nga familjarët. 53-vjeçari u ekzekutua me 3 plumba në rrugën “Kongresi i Manastirit” përballë spitalit të pediatrisë në QSUT, në zonën e oxhakut në kryeqytet.
POLICIA: VRASJA PAS NJE KONFLIKTI TE ÇASTIT
Policia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi për shtyp të publikuar dje paradite (3 janar) deklaron se vrasja e taksistit ndodhi pas një konflikti të çastit. Arrestimi i Aldo Novruz Morina, 26 vjeç, banues në Tiranë, efektiv pranë Batalionit te Forcave speciale Zall Herr-Tiranë u bë në flagrancë më 1 janar.
Vrasja e Mehmet Çaush Beqirit, 52 vjeç ndodhi tre ditë më parë rreth orës 14:20, në rrugën “Kadri Roshi” Tiranë, në afërsi të Spitalit të Pediatrisë.
“Menjëherë pas kryerjen së këtij krimi të rëndë, shtetasi Aldo Morina është larguar drejt Batalionit të forcave speciale Nr.1050, Zall Herr-Tiranë, ku dhe është vetëdorëzuar së bashku me armën e krimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit pistolete Berettë, me numër PX. 1238 B me 4 fishekë, 5 gëzhoja me markerim WCS12, 4 predha fisheku, automjeti Benz 250, me targa “TR 2848 A", deklaroi policia.
Redaksia online
(sg/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com