Pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit me Iranin, presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se negocioi për të shmangur shndërrimin e luftës në depresion ekonomik global.

Megjithatë, lideri amerikan mohoi se ishte ndier në kufizuar nga kjo përvojë. I pyetur gjatë një interviste për Axios. se çfarë kishte mësuar nga lufta në lidhje me kufijtë e pushtetit të tij, ai u përgjigj:

“Nuk ka kufij. Ende nuk e kam mësuar atë mësim. E di që ekzistojnë, por nuk ka kufij”, tha ai.

Ai foli edhe për raportin me Benjamin Netanyahun, pas raportimeve se ka pasur mosmarrëveshje me kryeministrin izraelit.

“Me Bibi-n gjithçka është normale, por duhet ta mbajmë me mendje të kthjellët”, tha presidenti.

Trump këmbënguli se Shtetet e Bashkuara e kanë mposhtur Iranin “plotësisht” dhe se memorandumi i mirëkuptimit “ndoshta është i barasvlershëm me një dorëzim të pakushtëzuar”. Ai gjithashtu mbrojti bllokadën detare të vendosur nga SHBA-të, e cila tashmë është hequr, pas memorandumit.

“Kush tjetër do të kishte mundur të vendoste një bllokadë të tillë? Unë vendosa një bllokadë detare ku asnjë anije nuk arriti të kalonte.” 

Por ndryshe mendon Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei.

“Ishte Presidenti i Shteteve të Bashkuara ai që, për shkak të dobësisë dhe nevojës, përdori të gjitha mjetet në dispozicion për të arritur këtë objektiv”, tha ai në një deklaratë drejtuar popullit.

Ai theksoi gjithashtu se Teherani nuk do të pranojë asnjë kërkesë që e konsideron të tepruar nga Uashingtoni. Megjithatë, nënvizoi se negociatat e ardhshme të drejtpërdrejta me SHBA-në nuk do të nënkuptojnë përqafimin e qëndrimeve amerikane.

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit e planifikuar për sot në Zvicër është anuluar, njoftoi Pakistani më herët. JD Vance tha se megjithëse SHBA po planifikon të shkojë atje për bisedime, afati mbetet ende i pacaktuar.

Ndërkohë, Pentagoni ka informuar Kongresin se i nevojiten rreth 80 miliardë dollarë shtesë për të mbuluar kostot e lidhura me konfliktin me Iranin dhe shpenzime të tjera operative, duke paralajmëruar se forcat e armatosura mund të mbeten pa fonde që gjatë verës nëse nuk miratohet një paketë e re financimi, raporton Wall Street Journal.

Në Kongres ekzistojnë shqetësime për konsumin e madh të armëve dhe municioneve që mund të nevojiten në kriza të tjera të ardhshme.

Ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, deklaroi se Izraeli mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit me Libanin dhe se marrëveshja do të respektohet për sa kohë që Hezbollahu nuk e shkel.

Memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit parashikon ndërprerjen e armiqësive në të gjitha frontet rajonale, përfshirë atë libanez. Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se forcat izraelite do të mbeten në Libanin jugor./Corriere

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:15
Izraeli vijon bombardimet në Libanin jugor, 16 të vrarë

1780243019_liban.jpg

Forcat Mbrojtëse të Izraelit vijuan sulmet ajrore gjatë natës në disa zona të Libanit jugor, ku në shënjestër ishin terroristët dhe infrastruktura e Hezbollahut.

Të paktën 16 persona u vranë gjatë këtyre sulmeve.

Sipas Times of Israel sulmet ishin një përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga grupi terrorist i mbështetur nga Irani.