Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Universitetit të Miçiganit dhe 'Bujqësorit' në Kamëz, Rama: Miqësi që lindi nga strehimi i pedagogëve afganë

SHBA- Një memorandum mirëkuptimi, që i hap rrugën bashkëpunimit, është nënshkruar sot mes Universitetit Shtetëror të Miçiganit dhe atij Bujqësor në Kamëz. I pranishëm në Miçigan, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi, tha se hapja e universiteteve shqiptare ndaj atyre ndërkombëtare, me programe e projekte të përbashkëta, do t'u mundësojnë të rinjve studime të nivelit të lartë.

Sipas Ramës, memorandumi me Universitetin e Miçiganit u ndihmua edhe nga strehimi në Shqipëri i profesorëve të këtij universiteti në Afganistan.

"Ishte një vizitë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e interesit për të krijuar këtë lidhje mes këtij universiteti prestigjioz në SHBA dhe Universitetit tonë të Bujqësisë, por jo vetëm. Kemi firmosur marrëveshje mirëkuptimi dhe presim në fillim të vitit ët ardhshëm të kemi një vizitë puna për të parë si mund të ecim më tej për të krijuar një tjetër mundësi studentëve tanë që të mund të qëndrojnë në Shqipëri dhe të studiojnë me kushtet dhe mësimdhënien më të lartë si në universitet më të mira të botës. Kjo është një miqësi që lindi nga një tjetër miqësi mes universitetit të Miçiganit dhe profesorëve të këtij universiteti në Afganistan që ne i kemi strehuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi hapur një derë të re me miq e partnerë të rinj që do sjellin në Shqipëri më shumë dije  e mundësi për të rinjtë tanë", tha Rama.

Kurt Richter, profesor në Universitetin e Miçiganit, tha se në muajt në vijim një trupë e këtij universiteti do të vizitojë Shqipërinë pë rtë vijuar më tej me marrëveshjen

"Nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit. Gjatë muajve në vijim një trupë e Universitetit Miçiganit do të vizitojë universitet tuaja për të vijuar më tej me marrëveshjen", tha ai.

Një ditë më parë, Rama pati një takim me përfaqësues të industrisë automotive ku bëri me dije se vitin tjetër organizata “Automation Alley", do vijë në Shqipëri për të kuptuar Ballkanin e Hapur pasi janë të interesuar për investime në vendin tonë. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • usa man: 05/12/2021 23:38

    Kur te kuptojne shqiptaret si po tallet ai me leket e tyre do jete vone edhe ministren paska mare me vete...luma ai.

    Përgjigju
  • gres: 05/12/2021 22:04

    o zot si shpjegohet qe ai vend nxjerr vetem budallenj , sa budallenj paskemi pas nje zot e di, o shoku ke 5 muaj jasht atdheut, populli pe vdes per buke, ti je rrugeve te boter merresh me budallalleqe edhe shpenzon miliona per budallalleqe

    Përgjigju
    • Arbër: 06/12/2021 01:40

      Milionat e Shqipërisë dhe shqiptarëve hargjohen për vuçiçn dhe serbinë e madhe, ky e ka vendosur që ta fundos Shqipërin o shqiptarë.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë