Rama në SHBA, takim me përfaqësues të industrisë automotive: Vitin tjetër do vijnë në Shqipëri për të kuptuar Ballkanin e Hapur, janë të interesuar për investime

SHBA- Kryeministri Edi Rama, vizitën e tij në SHBA, e ka nisur me një takim me përfaqësues të organizatës “Automation Alley", një shoqatë biznesi jofitimprurëse e prodhimit dhe teknologjisë në Michigan, ku ka bërë me dije se vitin e ardhshëm do të jenë në Shqipëri, me mundësinë për të investuar. Në fjalën e tij, pas takimit, kreu i qeverisë shqiptare tha se ato do të vijnë në Shqipëri vitin e ardhshëm, e ku do të kenë mundësi për të parë e për të kuptuar nga afër se çfarë ndodh me Ballkanin e Hapur, i cili sjell një treg me të lirë dhe më të hapur.

“Sot u mikprita nga një grup përfaqësuesish të kësaj bote të mirënjohur të industrive automotive amerikane, folëm për oportunitet që ofron Shqipëria dhe gjetëm interes për të dëgjuar më shumë dhe ramë dakord një mision të tyre për të parë nga afër dhe për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhë me Ballkanin e Hapur,  për një treg më të mirë dhe më të hapur dhe për një pozicion më të favorshëm për investimet e huaja”, tha Rama.  

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtuesi i Partneriteteve strategjike të organizatës, Noel Nevshehir, ku vlerësoi mes të tjerëve edhe miqësinë mes 2 vendeve, duke konfirmuar se kjo do të përkthehet edhe në investime me përfitim dy palësh.

“E kam vizituar Shqipërinë, shqiptarët janë të mrekullishëm, jemi me fat që kemi një komunitet prej 120 mijë shqiptarësh shumë prej të cilëve janë miq dhe bashkëpunëtor, disa prej të cilëve i takuam më herët sot, duam që ta di Shqipëria që ne e vlerësojmë miqësinë tonë me përfitime midis dy vendeve, ne do të punojmë për organizimin e një misioni tregtar në Shqipëri dhe presim me padurim të vijmë për të përfituar nga miqësia dhe ngrohtësia që ka vendi për të ofruar”, tha përfaqësuesi i “Automation Alley".

Rama ndodhet në SHBA, me ftesë të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton ku pritet që të marrë një çmimin “Voices of Solidarity Aëard” për strehimin e afganëve në Shqipëri. Gjatë qëndrimit 1 javor në SHBA, Rama do të zhvillojë edhe disa takime me komunitetin shqiptar në Amerikë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:06
Rama zbulon që pronari i restorantit në SHBA është shqiptar nga ky detaj i veçantë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë punë në SHBA, ku nuk i kanë munguar takimet edhe me shqiptarët atje. E veçantë është ndalesa e tij në një prej restoranteve në SHBA, kjo sepse nga vetë emri i restorantit kryeministri Edi Rama e k kuptuar që është shqiptar.

"Kur e gjen shqiptarin nga emri i lokalit", shkruan Rama. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F-35: 05/12/2021 11:00

    Pertej deshirave, endrrave e demagogjise, pyetja eshte kur do fillojne realisht punimet ne Skavice, Portin e Durresit, hekurudhen qe lidhe Kosoven me Shqiperine etj! Me siguri do justifikoheni me procedurat e gjata per keto lloje investimesh. Dakord, atehere mos na trashni koken me fantazi, por flisni per ndonje pune qe keni neper duar.

    Përgjigju
  • Nik: 05/12/2021 00:36

    Automation Alley nuk eshte industria automotive, eshte OJF qe lidh biznesin me boten akademike. S’ka lidhje fare me industrine automotive, behet fjale per auotmAtizim procesesh neper industri te ndryshme.

    Përgjigju
  • Arbër: 04/12/2021 23:38

    Zagari i vuçiçit je ti.

    Përgjigju
  • Beni: 04/12/2021 22:48

    Ky te shkrin me lehtesine e te genjyerit. Me keq se Berisha me shifrat. SHBA po heq industrite nga Meksika dhe Kanadaja por "mot" do varen kah Ballkani ti shohin lulen kur eshte i hapur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Integrimi në BE, a duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?



×

Lajmi i fundit

John

Macron: BE të rishikojë raportet me Ballkanin Perëndimor! T'ju ofrojë prespektivë të sinqertë për anëtarësimin në bllokun europian