Nëntë muaj nga nisja e pandemisë, tani mund të marrësh raport për COVID-19! Mjekët shpjegojnë procedurën

Nëntë muaj nga nisja e pandemisë, tani mund të marrësh raport për COVID-19! Mjekët shpjegojnë procedurën

Foto ilustruese

Pas nëntë muajsh nga nisja e pandemisë, më në fund një problem jo pak i vogël për ata që infektoheshin nga Covid-19 merr zgjidhje.  Deri përpara disa ditësh, qytetarët  kanë mbetur prapa dyerve të qendrave shëndetësore, për të marrë  një raport mjekësor i cili vërteton se duhet të largohet nga puna për shkak të Covid-19 dhe të justifikojë mungesën. Por ky raport për Covid nuk jepej.

Në datën 19 nëntor,  Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka lëshuar një udhëzues, ku shpjegon se  personat që hasin vështirësi në punë për sa i përket gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19, duhet të marrin raport mjekësor.

“Referuar urdhrit nr.123. datë 26.02.2020. të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për një shtesë në urdhrin nr.632 datë 29.08.2018 për miratimin e listës së sëmundjeve infektive të detyrueshme për të raportuar nga institucionet shëndetësore, publike ose private të të gjithë niveleve në RSH në gërmën “A”.  Lista e sëmundjeve infektive dhe shkaktarëve të tyre është shtuar numri rendor  “79 Covid-19 shkaktohet nga virusi SARS-COV2″.

Sa më sipër, të gjithë pacientët e karantinuar që u kërkohet të justifikojnë mungesën në punë, pajisen me raport mjekësor të paaftësisë së përkohshme në punë nga mjeku i familjes” thuhet në udhëzuesin e lëshuar nga operatori.

Deri para pak ditësh mjekët e familjes nuk e kanë pasur të qartë nëse duhet të japin një raport mjekësor për pacientët të cilët vetizolohen se dyshojnë që janë me Covid-19, ose janë të prekur nga sëmundja.  Gazeta “Si” komunikoi me mjekë të ndryshëm familjeje të cilët shpjeguan situatën e vështirë me të cilën janë hasur gjatë këtyre nëntë muajve.

“Kemi vizituar pacientët në shtëpi, që kanë pasur dhe nuk kanë pasur simptoma, por janë detyruar të izolohen për shkak se kanë pasur pacientë sëmurë. Nuk kemi ditur si të manifestojmë në këto situata. Unë jam detyruar që disa herë të jap raporte mjekësore, por për arsye të tjera shëndetësore dhe jo që kishin Covid,” tregon një mjeke e familjes.

Gazeta “Si” e ka përcjellë shpesh herë këtë shqetësim në vëmendjen e autoriteteve shëndetësore, por nuk ka marrë përgjigje, ndërkaq nga ana tjetër qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre se si mund të zgjidhej kjo çështje.

Një tjetër mjek familje  në Tiranë i shpjegoi Gazetës “Si” se tashmë raporti jepet për 14 ditë, për personat e prekur, që dyshojnë apo që kanë një të afërm të prekur. Sipas mjekut, procedurën e raportit e kanë hasur më shumë tek personat që janë në punë në kompani private të cilat kanë refuzuar t’u japin pagën e plotë punëtorëve.  Gjithashtu, mjeku shpjegon se nëse pacienti kalon 14 ditë dhe gjendja e tij mbetet e rënduar , kërkesa për raport vijon në komisionin mjeko ligjor.

Më herët mjekët kanë shpjeguar  se nuk kanë dhënë në asnjë rast raport mjeko ligjor si për sëmundjet e tjera, por kohët e fundit është konstatuar se mjekët e familjeve kanë arritur të menaxhojnë këtë situatë në mënyra të ndryshme dhe në varësi të pacientëve.

Kanë qenë jo të pakta rastet që persona të infektuar kanë shkuar në punë për të mos humbur pagën mujore. Madje atyre që këto 9 muaj kanë qëndruar në izolim (sidomos në privat) u janë llogaritur ditët e lejes  vjetore, ose nuk janë paguar për ditët që kanë munguar në vendin e punës, pasi mjekët e familjes nuk kanë pasur udhëzim për të dhënë raport./ Gazeta Si

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 24/11/2020 15:20

    Per nje dhemball merje 5 dit raport me 5 mije leke te vjetra,imagjino me raport per covit-19.Po shkoj ke doktori ta pys sa do per nje raport covit-19 dhe te me vi paga ne shtepi,hoho sa qef.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë