Shtatë të plagosur në dy aksidente në Pogradec dhe në Lezhë (VIDEO)

Shtatë persona janë plagosur nga dy aksidente që janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Pogradec dhe në Lezhë. Në aksin Lezhë-Milot pranë urës mbi lumin Drin rreth orës 17:15 u përplasën dy makina. 

Automjeti tip "Benz" me drejtues M.G. është përplasur me automjetin tip "Ford" me drejtues A.T. Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit A.T. si dhe 3 persona që ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor. Si pasojë e aksidentit u bllokua aksi në të dy anët për më shumë se 30 minuta.

Ndërkohë që në Pogradec në afërsi të tunelit panoramik, nga përplasja e fortë e dy makina mbetën të plagosur dy drejtuesit dhe një pasagjer. Mjeti tip "Renault" me drejtues Adrian Haxhin 45 vjeç, është përplasur me një mjet tip "Benz", me drejtues Martin Hamzallarin 32 vjeç, të dy banues në Pogradec. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe S.K., 52 vjeçe, pasagjere në mjetin tip "Renault", të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vetëm në 12 ditët e para të vitit 2020, gjashtë persona kanë humbur jetën nga aksidentet dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Pavarësisht ndërrimit të viteve, situata vijon që të jetë e njëjta me statistika të frikshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë