Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë automobilistik, të ndodhur dje në mbrëmje vonë, mes dy autobusëve në autostradën A4 pranë Drezdenit, Gjermani. Njoftimi është bërë i ditur nga një zëdhënës i policisë lokale. Sipas njoftimeve paraprake njëri nga autobusët ishte me turistë dhe u përplas me një tjetër që doli jashtë kontrollit duke thyer barrierën që ndan dy kahet e rrugës dhe duke u përplasur ballas me një tjetër autobus më të vogël. Autostrada A4 kalon nga lindja në perëndim të Gjermanisë. Skajet e saj janë respektivisht në kufirin polak dhe atë holandez./ATSH/
/Shqiptarja.com




