Nëntë viktima nga moti i keq në Europë

Nëntë viktima nga moti i keq në Europë

Ka shkuar në nëntë numri i personave që kanë vdekur nga moti i keq që ka goditur Spanjën, Portugalinë dhe Francën, teksa këto shtete po përgatiten që të goditen nga erëra më të fuqishme dhe stuhi shiu.

Stuhitë Elsa dhe Fabien kanë shkaktuar vërshimin e lumenjve dhe kanë dëmtuar shtyllat elektrike si dhe dëme të tjera materiale.

Të paktën dy persona kanë vdekur në Portugali, ndërkaq shtatë në Spanjë, që njëherësh është shteti më i prekur nga moti i keq, raporton AFP.

Autoritetet spanjolle thanë se tre zyrtarë policorë dhe një peshkatar janë shpëtuar në qytetin Sant Geliu de Guixols, që gjendet rreth 100 kilometra në verilindje të Barcelonës.

Teksa fuqia e stuhisë Elsa është dobësuar të shtunën, stuhia Fabien ka goditur Spanjën me erëra deri në 170 kilometra në orë, duke detyruar që dhjetëra fluturime të anulohen në aeroportin e Galicias.

Edhe Franca është goditur nga erëra të fuqishme, që kanë lënë mbi 110 mijë shtëpi pa energji elektrike. Autoritetet franceze në ishullin e Korsikës kanë mbyllur aeroportin për shkak të motit të keq, ndërkaq transporti detar po ashtu është pezulluar. /REL

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë