Nepal, si rrezikohet jeta për të
mbledhur mjaltë në Himalaje 

Gazeta britanike Daily Mail i ka kushtuar një shkrim mbledhjes së lashtë të mjaltit në malet e Himalajave. Burrat e një fisi i cili jeton pranë malit rrezikojnë jetën duke mbajtur ekuilibrin mbi litarë dhe shkallë për të mbledhur mjaltin nga zgjojet më të mëdha të bletëve në botë.

Gjahtarët e mjaltit çajnë rrugën deri në majë të shkëmbinjëve të thepisur të malit për t’u varur më pas poshtë me litarë dhe rrezikuar jetën për të mbledhur mjaltin.

Ata fillimisht përdorin zjarrin për të larguar mbletët nga zgjojet dhe më pas, me një shkop bambu në njërën dorë dhe një kosh në tjetrën çajnë zgjojin për të mbledhur mjatin. Kjo është dhe faza më e vështirë e këtij procesi, pasi burrat duhet të mbajnë ekuilibrin vetëm me këmbë në një lartësi prej të paktën 100 metrash.

mbledhsit e mjaltit

Koshat më pas ulen poshtë me litarë te pjesëtarët e tjerë të fisit. Kjo mënyrë e mbledhjes së mjatit në provincën e Kaski, në Nepal është një traditë e lashtë e cila daton rreth 11 mijë vjet para lindjes së Krishtit dhe ak

Mjalti që mblidhet shitet kryesisht në Japoni, Kinë dhe Kore, ku përdoret për mjekësinë tradicionale me mjalt, por eksportohet edhe në vende të tjera të botës. Çmimi i tij shkon deri në 50 $ për kilogramë.

Nga kjo traditë përfiton dhe shteti nepalez i cili ka filluar të organizojë udhëtime me turistë nga e gjithë bota, të cilët duan të shikojnë këtë mënyrë të lashtë të mbledhjes së mjaltit. Agjensitë turistike vendase kërkojnë deri në 1 mijë dollarë për këtë udhëtim të paharrueshëm.


mjalti ne himalaje
Foto të tjera

gjahtaret e mjaltit

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve