Këngëtarja shqiptare është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë dhe lajmin e mirë e bëri të ditur vetë në rrjetet sociale. Ndërkohë i ftuar në emisionin “Rudina”, ishte blogeri Olti Curri ai që tregoi se Anjeza Shahini nuk ka dëshirë ta zbulojë gjininë e bebit të saj por që ka shumë neps.

“Anjeza, lutej vetëm që fëmija dhe ajo të jetë të shëndetshëm, pasi nuk e kishin aspak problem gjininë  e bebit. Ndërsa më tha se ka neps. Madje, kishte detyruar mikeshën e saj të bënte bakllava në mes të Londrës,”- tregoi Olti Curri.