Neptun, si kompania lider në sektorin e shitjeve të produkteve elektroshtëpiake dhe të teknologjisë, padyshim i kushton një vëmendje të veçantë kapitalit njerëzor të saj. Përthithja dhe kultivimi i talenteve të reja kanë qenë një faktor kyç i cili ka mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë ndër vite.

Politikat e punësimit në Neptun janë ndërtuar në mënyrë të tillë që nga njëra anë të garantojnë respektimin e të gjithë të drejtave ligjore të punëkërkuesëve, dhe nga ana tjetër të jenë efektive për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave për burime njerëzore që imponon dinamika e kompanisë.

Këto politika mbi të gjitha garantojnë që vlerat e kompanisë Neptun si ndershmëria, pasioni, përgjegjësia të mbeten në themel të proceseve të punësimit në mënyrë që të tërhiqen, rekrutohen, integrohen dhe zhvillohen punonjës me një perspektivë afatgjatë.

Gjatë të gjithë ciklit të përzgjedhjes së stafit në pozicione të ndryshme, Neptun konsideron shumë të rëndesishme që i gjithë procesi të reflektojë transparencë, cilësi dhe efiçencë.

Kritere standarte përzgjedhjeje për të gjitha fazat e rekrutimit deri në përzgjedhjen finale janë qartësisht të vendosura dhe komunikohen në mënyrë transparente si brenda ashtu edhe jashtë kompanisë. Sigurohemi që në cdo fazë të procesit të jenë vendosur paraprakisht kriteret kualifikuese të cilat ndihmojnë për identifikimin e aplikantëve që kanë profil të përshtatshëm me profilin e punës, modelin e biznesit dhe kulturën korporative në përgjithësi.

Një element shumë i fortë në politikat e punësimit të kompanisë Neptun mbetet respektimi i diversitetit në praktikat e punësimit të cilat kanë për bazë mbrojtjen dhe mos-diskriminimin e punonjësve që i përkasin komuniteteve të ndryshme.

Për një kompani gjithnjë në rritje të vazhdueshme nga viti në vit, është shumë e rëndësishme që struktura organizative e saj të ofrojë guidën dhe qartësinë e duhur për një sërë çështjesh burimesh njerëzore. Kështu Neptun ka adoptuar një strukturë e cila jo vetëm kontribon në përmirësimin e efiçencës operacionale, në një ndarje më të mirë të përgjegjësive, por mbi të gjitha krijon kushtet për një rrugëtim më të mirë karriere për punonjësit e niveleve të ndryshme.

Neptun investohet realisht në zhvillimin e stafit e për rrjedhojë në zhvillimin e karrierës së tyre. Ata janë të fokusuar në përcaktimin e planeve individuale të zhvillimit të punonjësve të cilat mbështesin dhe inkurajojnë një dialog të hapur dhe konstruktiv midis punonjësit dhe menaxherit të tij në lidhje me zhvillimin profesional dhe atë të karrierës. Në këtë kuadër merren masa për të vendosur objektiva të qartë zhvillimi të cilat synojnë përmirësimin e aftësive të punës në rolin aktual të punonjësit si dhe aktivitetet zhvillimore të fokusuara që synojnë pasurimin e rolit aktual si dhe të përgatisin punonjësin për të qenë i suksesshëm në pozicione të reja në të ardhmen.

Në Neptun ekziston një ekspertizë e gjerë tek stafi i shitjes përsa i përket njohurive teknike rreth produkteve që tregtohen. Kjo ka ardhur në sajë të trajnimeve të vazhdueshme që ofrohen në këtë drejtim qoftë së brendshmi ashtu edhe nga kompanitë e njohura ndërkombëtare. Këto njohuri teknike rreth produkteve, të ndërthurura me aftësitë shitëse të stafit, çojnë në një eksperiencë pozitive të klientëve tanë kur vizitojnë dyqanet e rrjetit Neptun.

Shumë të kujdesshëm tregohemi edhe në identifikim e pozicioneve kyçe menaxheriale (të tashme apo siç mund të rezultojnë të tilla në të ardhmen). Është shumë e rëndësishme që për këto pozicione kyçe të identifikohen potencialet njerezore dhe kompetencat kryesore të cilat duhet të jenë në nivel të lartë për të kryer me sukses detyrat e pozicionit. Në vijim identifikohen dhe vlerësohen ata punonjës të cilët shfaqin potencial të lartë për tu angazhuar në këto pozicione vendimmarrëse në të ardhmen.

Në këtë mënyrë nis rrugëtimi i karrierës së punonjësve të cilët në të njëjtën kohë aspirojnë për tu inkuadruar në pozicione menaxheriale si në nivel rrjeti dyqanesh ashtu edhe administrate. Dakordohen plane zhvillimore të fokusuara me qëllim reduktimin e diferencave mes nivelit aktual të kompetencave dhe atij të synuar. Këto plane zhvillimore mbeten subjekt implementimi dhe vlerësimi të vazhdueshëm dhe rigoroz në mënyrë që të sigurohemi për efektivitetin e aktiviteteve zhvillimore të ndërmarra.

Padyshim Neptun, si pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon, mbetet një ambjent ku zhvillimi profesional dhe i karrierës është një realitet i prekshëm nga shumë punonjës të cilët tashmë janë dëshmitarë dhe produkt i këtyre planeve konstante të zhvillimit strategjik të burimeve njerëzore.

d.c./shqiptarja.com