TIRANË – Rivotimin e ligjit “Për nëpunësin civil”, Eduard Halimi - ish-Ministri i Drejtësisë, e ka konsideruar si një skenar që mazhoranca e ka huazuar nga Moldavia. Sipas tij, skenari i "Nëpunësit" në Shqipëri u zbatua më parë në Moldavi në ligjin "Për heqjen e imunitetit".

“Fakti që Rama, pak javë më parë e anulloi tërësisht konsesusin e arritur në 30 maj, me akt normativ tregon sa jo serioz ka qënë në miratimin e ligjit, madje as e kishte lexuar, pasi sot paskërkan dalë “problemet”.

Ky është skenar moldav,” – nënvizon Halimi në mesazhin e tij në Fb. - “Moldavia para dy vjetësh, me kërkesë të KiE, miratoi ligjin “Për heqjen e imunitetit”, por që pak muaj me vonë e çuan në Gjykatën Kushtetuese dhe e anulluan.

Ky qëndrim politik është kritikuar mjaft, sepse tregon sesa seriozisht palët politike i marrin reformat.

Shqetësimi ynë për ligjin është i qartë; ne kërkojmë një administratë të qëndrueshme, profesionale dhe të paanshme dhe ligji i ri jep të gjitha garancitë:

Nesër, Rama do të votojë aktin normativ duke asgjesuar konsesusin e 30 majit - një model alla moldav - në një përpjekje të re antishqiptare, anti politike, kundër të gjitha standardeve të politikbërjes europiane, përpjekje tërësisht tinzare dhe e pabesë, me qëllimin e vetëm, spastrimin e administratës pa shkaqe ligjore dhe futjen e militantëve pa asnjë procedurë konkursi, por sipas “kohës, vendit, rrethanave" –siç vet Rama justifikon,” - parashikoi Halimi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)