Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama që në krye të fjalës është shprehur se kjo shtyrje bëhet që opozita të gjejë rrugën e arsyes, e të kthehet në Parlament për të votuar së bashku pavarësisht faktit që mazhoranca e ka shumicën e cilësuar.
Duke shprehur shqetësimin e 'vakuumit" të krijuar nga ligji dhe mosmiratimi i këtij akti normativ do të vononte qeverinë në përgatitjen e burxhetit, fondet për pagat e nëpunësve civilë, shkollën e administratës civile.
Rama paralajmëroi se nëse opozita nuk do t'i japë konsensusin atëherë do të përdorë votën kushtetuese.Në sallën e Kuvendit dje ishin 78 deputetë.
Edhe këtë seancë, opozita vijoi që të mbajë qëndrim bojkotues, duke mos marrë pjesë në mbledhje, por duke replikuar në distancë vendimet e miratuara dhe aq më tepër aktin normativ, i cili është bërë edhe shkaku kryesor për mungesën e saj në Kuvend. Mazhoranca miratoi e vetme një sërë projektligjesh mes tyre dhe atë të ndalimit të importit të mbetjeve.
(Foto: Kuvendi sot, pa praninë e deputetëve të opozitës)
RAMA: TE GJEJME RRUGEN E KONSENSUSIT
"Një shtyrje tjetër për të kërkuar konsensusin e opozitës dhe për të gjetur rrugën e arsyes për të gjetur vendimarrjen e këtij kuvendi, me qëllim që të mos vazhdonte vakumi i lënë nga opozita që e kërkon qorrazi dhe që është paralajmëruar nga DAP, para se ne te ishim në mazhorancë.
Dua të shfrytëzoj këtë moment para Kuvendit për të thënë se përpjekja e opozitës në këtë drejtim nuk çon asgjëkundi. Nëse ne rrimë në vend dhe po të vazhdonim me aktin normativ, nuk i krijon kohë qeverisë të përgatisë burxhetin, fondet për pagat e nëpunësve civilë, shkollën e administratës civile.
Në këtë kohë gjendemi në vakum dhe pazabatueshmëri. Kjo shumicë dhe qeveria kanë vetëm një synim, që të kalohen ligjet me konsesus. Ligji i ri është i pazbatueshëm. Ne kemi vetëm një qëllim, që administrata publike të zgjerohet dhe forcohet e kjo periudhë të shërbejë për të bërë të gjitha ato amendime të ligjit të ri që nuk u bënë nga qeveria paraardhëse. Vetë hartuesit e projekt-ligjit të ri së bashku me eksperët e projektit të BE-së, të cilët ishin kyç për hartimin e këtij ligji, kanë parashikuar shtrirjen e efekteve të ligjit, 1 vit për të bërë amendimet e nevojshme. Ne thjeshtë dhe vetëm po ndërhyrjmë për të penguar shtrirjen e kësaj pasoje si një vakum në administratën publike.
(Foto: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama)
E garantoj opozitën se kjo shumicë është këtu për të mos bërë asnjë gjë nga ato që është bërë deri më 23 qershor dhe prandaj do e shtyjmë edhe disa ditë me qëllim që të kërkojmë bashkëpunimin e opozitës, siç më ka kërkuar kreu i Kuvendit me qëllim që të mos përdorim votën kushtetuese. Ne do të dëgjojmë me shumë vëmendje të gjithë, por do të udhëheqim pasi për këtë e kemi marrë mandatin. "
Kuvendi nisi punimet me diskutimin e pr/ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”, i cili u miratua me 76 vota pro. Rama ne Kuvend: Ndalim mafian
AKTI NORMATIV PËR NËPUNËSIN CIVIL,NUK PËRFSHIHET NË REND DITE
A1 Report e Shqiptarja.com publikoi i pari lajmin se akti Normativ i qeverisë Rama për ligjin e Nëpunësit Civil nuk do të ishte sot në rend të ditës të seancës plenare. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi për gazetaren e TVA 1 Report Joniada Koçi tha se akti normativ nuk hyri në rend të ditës “pasi nuk ka përfunduar ende shqyrtimi nga të gjithë komisionet.”
ZHVILLIMET E TJERA NE KUVEND
Kuvendi miratoi dhe projektligjin “Për masat kundër financimit të terrorizmit” me 74 vota pro Miratohet pr/ligji kundër financimittë terrorizmit, Balla: Reformë në FA
Miratohet dhe projektligji “Për sigurinë në tunelet rrugore” i cili u miratua me 75 vota pro.
Po kështu me 76 vota pro u miratua kandidatura e Sokol Çomos në KLD me 76 vota Sokol Çomo anëtari i ri i KLD-së, PD kundër
Petrit Ahmeti u zgjodh kryetari i Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë” duke marrë 74 vota ndërkohë që kandidatura tjetër e Agim Nashit mori vetëm 6 vota.
U miratua dhe Projektvendimi “Për miratimin e marrëveshjes për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj”.
Redaksia Online
(Suela Gera/Artan CENA/shqiptarja.com)