TIRANE - Partia Demokratike, në emër të opozitës, me anë të një deklarate të unifikuar, i është përgjigjur ftesës së Kryeministrit Rama lidhur me diskutimin e ligjit "Për nëpunësin civil" me kërkesën:
"Tërhiqni Aktin Normativ. Ky nuk është kusht. Kjo është rruga e arsyes për të gjetur zgjidhjen së bashku. Në këtë frymë, opozita është e gatshme të dialogojë dhe të ofrojë konstruktivitetin e saj për këtë çështje dhe për çdo çështje që ka të bëjë me interesat madhore të vendit dhe qytetarëve shqiptarë."
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, mblodhi sot partitë aleate për të diskutuar pikërisht mbi debatin e hapur me mazhorancën "Për nëpunësin civil." Takimi u zhvillua në selinë e PD-së dhe sipas kryetarit të PR-së, Fatmir Mediu, Kryeministrit do t''i kthehej një përgjigje e unifikuar, me shkrim, për ftesën e tij.
Përgjigja nuk vonoi të dilte nga selia e PD-së dhe, pasi bëhet një historik i diskutimit dhe miratimit të këtij ligji, në vijim thuhej shprehimisht: "Akti Normativ është edhe antikonsensual vetiu.
Vetë natyra e aktit normativ përjashton edhe dialogun e jo më konsensusin.
Siç përcakton neni 101 i Kushtetutës akti normativ nuk mund të ndryshohet nga Kuvendi. Ai ose miratohet ose rrëzohet.
Ndaj, ndryshe nga rasti i një projekt-ligji që mund të ndreqet përmes procesit parlamentar, kjo është e pamundur me aktin normativ.
Në gjithë këtë kontekst, ftesa për të dëgjuar arsyet tuaja se pse kërkoni të prishni konsensusin, vjen dy javë pasi prishjen e konsensusit e keni bërë fakt të kryer përmes aktit normativ.
Nëse mazhoranca kërkon me të vërtetë të gjejë rrugën e humbur të dialogut dhe arsyetimit me opozitën atëherë zgjidhja është e thjeshtë dhe evidente; tërhiqni aktin normativ me të cilin u shkelmua konsensusi e bashkë me të edhe besueshmëria juaj për t’ju përmbajtur angazhimeve tuaja.
Ky nuk është kusht. Kjo është rruga e arsyes për të gjetur zgjidhjen së bashku,"- theksohej në letër.
Qendrimi i partive aleate opozitare sot erdhi një ditë pas ftesës që Kryeministri Rama i bëri kreut demokrat dhe partive parlamentare opozitare për ta diskutuar ligjin, për ta bërë atë të zbatueshëm dhe në fund, për ta rimiratuar me kompromis me 3/5 e votave në Kuvend.
Gjatë ditës së djeshme, polemikat për këtë ligj qenë të dendura e të ashpra nga të dyja palët, pasi PD-ja refuzoi diskutimet me argumentin se mazhoranca po prish kompromisin.
Redaksia online
(armanda.shtëmbari/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
"Tërhiqni Aktin Normativ. Ky nuk është kusht. Kjo është rruga e arsyes për të gjetur zgjidhjen së bashku. Në këtë frymë, opozita është e gatshme të dialogojë dhe të ofrojë konstruktivitetin e saj për këtë çështje dhe për çdo çështje që ka të bëjë me interesat madhore të vendit dhe qytetarëve shqiptarë."
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, mblodhi sot partitë aleate për të diskutuar pikërisht mbi debatin e hapur me mazhorancën "Për nëpunësin civil." Takimi u zhvillua në selinë e PD-së dhe sipas kryetarit të PR-së, Fatmir Mediu, Kryeministrit do t''i kthehej një përgjigje e unifikuar, me shkrim, për ftesën e tij.Përgjigja nuk vonoi të dilte nga selia e PD-së dhe, pasi bëhet një historik i diskutimit dhe miratimit të këtij ligji, në vijim thuhej shprehimisht: "Akti Normativ është edhe antikonsensual vetiu.
Vetë natyra e aktit normativ përjashton edhe dialogun e jo më konsensusin.
Siç përcakton neni 101 i Kushtetutës akti normativ nuk mund të ndryshohet nga Kuvendi. Ai ose miratohet ose rrëzohet.
Ndaj, ndryshe nga rasti i një projekt-ligji që mund të ndreqet përmes procesit parlamentar, kjo është e pamundur me aktin normativ.
Në gjithë këtë kontekst, ftesa për të dëgjuar arsyet tuaja se pse kërkoni të prishni konsensusin, vjen dy javë pasi prishjen e konsensusit e keni bërë fakt të kryer përmes aktit normativ.
Nëse mazhoranca kërkon me të vërtetë të gjejë rrugën e humbur të dialogut dhe arsyetimit me opozitën atëherë zgjidhja është e thjeshtë dhe evidente; tërhiqni aktin normativ me të cilin u shkelmua konsensusi e bashkë me të edhe besueshmëria juaj për t’ju përmbajtur angazhimeve tuaja.
Ky nuk është kusht. Kjo është rruga e arsyes për të gjetur zgjidhjen së bashku,"- theksohej në letër.
Qendrimi i partive aleate opozitare sot erdhi një ditë pas ftesës që Kryeministri Rama i bëri kreut demokrat dhe partive parlamentare opozitare për ta diskutuar ligjin, për ta bërë atë të zbatueshëm dhe në fund, për ta rimiratuar me kompromis me 3/5 e votave në Kuvend.
Gjatë ditës së djeshme, polemikat për këtë ligj qenë të dendura e të ashpra nga të dyja palët, pasi PD-ja refuzoi diskutimet me argumentin se mazhoranca po prish kompromisin.
Redaksia online
(armanda.shtëmbari/shqiptarja.com)

Ftesa e Ramës:Eja në takim.Basha:Tërhiq aktin
Tërhiqni aktin që të diskutojmë">










