"Nëpunësi", Rama: Eja në takim
Basha: Tërhiq aktin normativ
PDF

Basha: Tërhiq aktin normativ
PDF">
 TIRANE- Kryeministri Edi Rama kërkon konsensusin e opozitës për ligjin e Nëpunësit civil. Përmes një letre dërguar sot paradite 4 kryetarëve të partive parlamentare në opozitë, Rama shprehet i gatshëm për t'u takuar drejtëpërdrejtë me ta për të zgjidhur mosmarrëveshjen në lidhje me ligjin 152/ 2013 "Per Nepunesin Civil".  Dy orë pasi kryeministria bëri publike përmbajtjen e letrës vjen dhe përgjigjja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili në emër të opozitës së bashkuar deklaron se nuk do të ulet në negociata pa tërhequr më parë qeveria aktin normativ.
 
LETRA E RAMES: TE TAKOHEMI PER TE ZGJIDHUR MOSMARREVESHJET
Në orën 11:00 zyra e shtypit pranë kryeministrisë bën publike letrën që Rama i shkruan krerëve të partive parlamentare opozitare. 
Në letër Rama shkruan se mazhoranca ka vetëm për qëllim të bëjnë të zbatueshëm ligjin, dhe forma më e përshtatshme është miratimi i aktit normativ që shfuqizon shfuqizon me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit.

Rama shkruan në letëse se "nga ana e opozitës nuk është dëgjuar asnjë alternativë tjetër që të zgjidhë problemin e krijuar nga mungesa e akteve nënligjore dhe shprehet i hapur për t’i dëgjuar deri në fund për gjetjen e një zgjidhjeje përtej konsensusit kushtetues.

Rama ia lë në dorë kryetarit të PD-së Lulzim Basha, kryetarit të PDIU-së Shpetim ldrizi, kryetarit të PR-së Fatmir Mediu  dhe kryetarit të PDK-së Leonard Ndoka, të vendosin për ditën se kur duan ata të mbahet një takim, të hënën të martën apo të mërkurën.

"Ne kemi marre nje zotim, te cilit do t'i qendrojme deri ne fund: me ne ne qeverisje, opozites s'do t'i mungoje me asnje prej hapesirave per te luajtur rolin e vet dhe asnje prej mundesive per dialog mes te barabartesh me Qeverine."- shkruan në fund të letrës Rama.

PERGJIGJJA E BASHES
Dy orë më pas, ora 13:00 vjen dhe përgjigjja e opozitës e cila nuk pranon ftesën e Ramës për t’u ulur në bisedime pa tërhequr më parë aktin normativ.
Në emër të opozitës së bashkuar deklarata është bërë sot nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, pas ceremonisë për inaugurimin e fillimit të punimeve të kopshtit nr 21 në lagjen Kombinat. 
 
““Opozita, PD unë si kryetar i saj jemi dhe kemi qenë gjithmonë të hapur për dialog dhe gjithpërfshirje. Nuk ngurrojmë t’i përgjigjemi pozitivisht asnjë kërkese për takim për të mirën qytetarëve e Shqipërisë. Në rastin në fjalë është e rëndësishme të kuptohet se çfarë kërkohet. Kërkohet të prishet konsensusi. Ky është një akt i rëndë dhe i paprecedentë. U arrit konsensusi në mënyrë unanime dhe më pas u anullua në mënyrë arbitrare duke anashkaluar Parlamentin. Përgjigjja e vetme e opozitës së unifikuar është tërhiq aktin normativ. Ne jemi gati të ulemi për interesat e vendit. Kam qenë në komunimim të vazhdueshëm dje dhe sot me të gjithë krerët e partive të opozitës dhe përgjigjja është kjo”- sqaroi Basha. 

Në inaugurimin e fillimit të punimeve të kopshtit, Basha ishte i pranishëm si kryetar i bashkisë së Tiranës. Ai premtoi se do të vazhdojnë investimet për një Tiranë të zhvilluar. 

LETRA E PLOTE E KRYEMINISTRIT RAMA  PDF
Drejtuar:
Z. Lulzim Basha
Z. Shpetim ldrizi
Z. Fatmir Mediu
Z. Leonard Ndoka
 
Dua t'ju rishpreh permes kesaj letre, vullnetin e palekundshem te shumices se dale nga zgjedhjet e 23 qershorit, per dialog te vazhdueshem me opoziten dhe me kete rast, t'Ju bej me dije, se jam gati te takohem me Ju drejtperdrejt, lidhur me mosmarreveshjen per Ligjin 152/ 2013 "Per Nepunesin Civil".

Shumica parlamentare dhe Qeveria e Republikes se Shqiperise kane vetem nje synim: ta bejne te zbatueshem ligjin ne fjale qe jo vetem sipas nesh, po edhe sipas asistences teknike evropiane, eshte i pazbatueshem ne mungese te akteve nenligjore te domosdoshme.

Ne kemi zgjedhur rrugen e aktit normativ, si ate me te pershtatshmen. Nga ana Juaj, s'kerni arritur te degjojme ende asnje alternative tjeter qe e zgjidh me mire problemin e krijuar nga mungesa e akteve nenligjore, por jemi te hapur t'Ju degjojme deri ne fund per nje zgjidhje pertej konsensusit kushtetues.

Ja pse, per te degjuar çdo argument te opozites dhe ballafaquar me Ju qetesisht, arsyet e shumices parlamentare per te shtyre me nje akt normativ efektet e Ligjit "Per Nepunesin Civil", ua le Ju te zgjidhni diten e hene, te marte apo te merkure per nje takim mes nesh- nese natyrisht kjo ftese perputhet me deshirat e me interesat Tuaja.

Ne kemi marre nje zotim, te cilit do t'i qendrojme deri ne fund: me ne ne qeverisje, opozites s'do t'i mungoje me asnje prej hapesirave per te luajtur rolin e vet dhe asnje prej mundesive per dialog mes te barabartesh me Qeverine.

DJE NISEN NEGOCIATAT
Letra vjen një ditë pasi mazhoranca nisi përpjekjet për të zhbllokuar ngërçin politik pas largimit të opozitës nga Parlamenti. Paraditen e djeshme, ministri për Marrëdhien Parlamentare Ilirjan Celibashi dhe Minsitrja e Integrimit, Klajda Gjosha nisi negociatat e para me PDIU-në për rikthimin e opozitës në Kuvend. Ndërkohë që pasdite kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili hodhi idenë e një takimi mes kreut të qeverisë Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar