Nëpunësi, "Të ikurit s'kthehen
më". Idrizi në takimin e qeverisë

Nëpunësi, më". Idrizi në takimin e qeverisë">
TIRANE- Vetëm kreu i grupit të PDIU-së Shpëtim Idrizi, ishte  ishte sot i pranishëm nga opozita, në takimin që dy ministrat e shtetit kishin thirrur për të diskutuar në lidhje me ligjin për nëpunësin civil, pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese zbardhi të argumentuar vendimin për rrëzimin e aktin normative të hartuar nga qeveria.  Ndërkohë ministrja e Shtetit Milena Harito deklaron se do të kërkojë një takim tjetër, por të shkarkuarit nuk do të kthehen.

TAKIMI NE KRYESINE E KUVENDIT
Takimi ishte kërkuar nga Ilirjan Celibashi (Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin) dhe Milena Harito, (ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike).
Mbledhja nisi në orën 10:00 dheu zhvillua në kryesinë e Kuvendit. Aty kanë qenë të pranishëm  krerët e grupeve parlamentare, ai i PS-së Gramoz Ruçi, dhe a i LSI-së Petrit Vasili, ndërkohë që nuk është paraqitur kreu i grupit të PD-së Edi Paloka dhe as Fatmir Mediu i grupit PR. Nga opozita ka qenë i pranishëm vetëm  kreu i grupit të PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Paloka i ka thënë gazetarëve se është informuar por nuk do të marrë pjesë në takim pasi PD e ka bërë të qartë qëndrimin e saj: Qeveria duhet të tërhiqet nga akti normativ.

HARITO: TE SHKARKUARIT NUK MUND TE KTHEHEN NE PUNE
Ministria, Milena Harito pas mbledhjes deklaroi se akti normativ është ende në fuqi deri në momentin kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese të publikohet në fletoren zyrtare. Ndërkohë që për pretendimet e PD-së për rikthimin e të shkarkuarve në punë Harito u shpreh se kjo nuk mund të ndodhë.

“Kishim Idrizin nga opozita. Nuk kishte ardhur Paloka as Mediu. Në takim kishim Vendimi i Gjykatës qartësisht shfuqizon aktin normativ por në momentin kur vendimi i Gjykatës hyn në fuqi, ditën kur botohet në fletoren zyrtare.  Nuk ka asnjë problem të veçantë. Propozimi ynë që u hodh në takim ishte të propozojmë amendime në ligj për të qenë në koherencë me shtyrjen e efekteteve të këtij ligji. Ne kishim arsye të qenësishme për këtë gjë. Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim për shtyrjejn e efekteve. Ne mendojmë se është e domosdoshme shtyrja efekteve  të këtij ligji në prill dhe do e bëjmë.  “- tha Harito.
Ministrja shtoi se aktet nënligjore janë mbaruar të gjitha dhe tre prej tyre do kalojnë shumë shpejt në këshillin e ministrave. E pyetur për pretendimin e PD-së për të kthyer në punë të shkarkuarit Harito u shpreh: "Nuk ka asnjë bazë ligjore për këtë. PD mirë është që të argumentojë ato që thotë”

Sot pasdite Harito informoi se do të shkruajë një tjetër letër krerëve të grupeve parlamentare për t'i kërkuar takim tjetër.

Ajo që mbetet në pikëpyetje është fati i nëpunësve të shkarkuar apo edhe emëruar pas datës 1 tetor të vitit 2013 lëvizje që janë bërë duke u bazuar tek ligji i vjetër.

PD DJE : KUSHTETUESJA E BERI NUK AKTIN NORMATIV
Juristet e Partisë Demokratike gjykojnë se vendimi i Kushtetueses i ka bere nul çdo pasojë të aktit normativ dhe çdo vendim për shkarkim dhe emërim është i pavlefshëm.

Qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike i dhënë dje,  nga përfaqësuesli ligjorë i Partisë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese, Ivi Kaso, është se të gjithë të larguarit nga administrata publike duhet të rikthehen në punë. Duhet të rikthehen në detyrë, konkretisht ata nëpunës që kanë përfituar statusin e nëpunësit civil pas datë 1 tetor, ditë në të cilën hyri në fuqi edhe Ligji për “Nëpunësin Civil.

Ndërkohë qeveria shqiptare në një reagim zyrtar për gazetën “Shqiptarja.com” thekson se akti normativ i miratuar në 30 shtator të vitit 2013 për nëpunësin civil është ende në fuqi, pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Ministria, Milena Harito, theksoi për gazetën se vendimi i gjykatës do ta shfuqizoj aktin normativ në momentin kur ai do të botohet në Fletoren Zyrtare. “Vendimi i gjyjkatës shfuqizohen aktin normativ pasi të botohet në gazetën zyrtare, pra deri në atë ditë akti normativ është i aplikueshëm”, theksoi Ministria e Shtetit për Arministratën Publike, Milena Harito, shkruan sot Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS