Nesër mblidhet komisioni i reformës
në drejtësi, debate për "vettingun"

Nesër mblidhet komisioni i reformës<br />në drejtësi, debate për "vettingun"
Të martën mblidhet komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi. Burime nga PD bëjnë me dije se ekspertët janë njoftuar vetëm për diskutimin e ligjit të vetingut dhe jo 6 të tjerat që bëjnë funksional reformën në drejtësi.
 
Ligji i vlerësimit të gjyqtarëve, i njohur si ligji i vetingut, i cili, siç tha pak ditë më parë kreu i komisionit u është dhënë anëtarëve të komisionit të posaçëm që prej fillimit të muajit korrik është gati për tu diskutuar nen për nen dhe në themel, bashkërisht mes palëve.

Ndërkaq EURALIUS iu drejtua Komisionit të Posaçëm pak ditë më parë me një draft, të këtij ligj në të cilin përfshiu edhe ndryshimet kushtetuese për vetingun, të miratuara konsensualisht mbrëmjen e 21 korrikut.

Sa i përket 6 ligjeve të tjera që vijnë pas ndryshimeve kushtetuese e që pritet e të diskutohen në shtator në kuvend dhe të miratohen më pas në seancë, opozita nuk i ka në dispozicion versionet finale të miratuara vetëm nga mazhoranca në komision. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois