Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë të ditura masat që ka marë për protestën e nesërme që është paralajmëruar dhe thirrur nga opozita.
 
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ajo bën me dije për opinionin publik se ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e marshim – protestës nga ora 11:00 deri në orën 16:00, në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Për këtë, policia shton se do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në rrugët në të cilat do të ketë trafik të kufizuar:

Bulevardi “Zogu i Zi”,
rruga e “Kavajës”,
rruga e “Dibrës”,
rruga e “Elbasanit”,
bulevardi “Bajram Curri"

Po ashtu, policia ka vendosur që të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve nga sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
 
Protesta pritet që të fillojë në orën 11.00 megjithatë qindra qytetarë pritet që të vijnë edhe nga rrethet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)